E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drucas Emripastajmbeshtetje Maqedonise

ATHINEuml- Greqia eshte e gatshme qe te zgjidhe menjehere ceshtjen e emrit me Maqedonine por per kete nevojitet qe Shkupi te tregoje vullnet dhe fryme
konstruktive qe aktualisht nuk i ka deklaroi shefi i diplomacise greke Dhimitris Drucas ne nje interviste per gazeten hungareze Magyar Nemzet.
Drucas ia hedh fajin Maqedonise per ceshtjen e emrit duke e akuzuar ate per retorike negative dhe provokacione ndaj te cilave sic thote ai Athina nuk pergjigjet por ndermerr nisma ne fryme pozitive.
Kemi inicuar takim te kryeministrave te dy vendeve per vendosjen e nje klime te mire ne relacionet e ndersjella. Konsiderojme se takime te tilla jane te dobishme per arritjen e perparimeve ne procesin negociues pasi qellimi perfundimtar eshte gjetja e nje emri te perbashket te pranueshem cka con ne afrimin e Maqedonise ne NATO dhe BE thote Drucas.
Atehere Greqia do te jete vendi qe do te qendroje prapa Maqedonise ne rrugen e saj drejt BE-se duke i dhene gjithe mbeshtetjen e mundshme theksoi ai.
Sipas tij dy vendet nuk mund te behen partnere perderisa Shkupi aplikon nje politike me te cilen vihet ne pikepyetje realiteti politik.
Historikisht Maqedonia eshte nje rajon i cili i takon Shkupit Shqiperise Bullgarise dhe pjesa me e madhe Greqise. Per kete themi se eshte e domosdoshme qe ky realitet te reflektohet edhe te emri thote Drucas.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›