E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi marinaretzgjasin greven 48 oreishujt ne krize

ATHINE- Marinaret greke kane zgjatur deri te dielen ne mengjes afatin kohor te greves se tyre e cila qe prej se martes po paralizon te gjithe trafikun detar. Greva po krijon shqetesime serioze sidomos per ishujt te cilet jane plotesisht te varur nga rruget detare.

Punonjesit anetar te federates se sektorit Pno protestojne pasi kerkojne nga pronaret firmosjen e nje kontrate kombetare dhe i bejne thirrje autoriteteve qeverisese per te marre masa per te perballuar papunesine ne kuader te krizes. Greva eshte zgjatur dhe per 48 ore te tjera deri ne oren 06. 00 te se dieles 5 me oren shqiptare pavaresisht apelit te qeverise per te nderprere greven dhe per te arritur ne negociata ne emer te paqes sociale .

Izolimi i shume ishujve shume prej te cileve jane plotesisht te varur nga rruget detare per trafikun e pasagjereve furnizimet dhe tregtise po fillon te krijoje nje situate shqetesuese. Protesta e pare ka mberritur nga tregtaret e ishullit te Kretes te cilet kane denoncuar humbje te medha per shkak te greves se marinareve.
Nje dite me pare qindra protestues marshuan ne qender te Athines kunder masave antikrize te qeverise te cilat rendojne ne kurriz te qytetareve.
s.g/Ansa/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›