E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drucas Pala greke e gatshme per zgjidhjen e ceshtjes se emrit

Shefi i diplomacise greke Dimitris Drucas deklaroi se pala greke eshte e gatshme per gjetjen e zgjidhjes per kontestin e emrit te Maqedonise ku sipas tij autoritetet shteterore te vendit fqinj duhet te tregojne vullnet dhe fryme konstruktive.

Jemi te gatshem qe tani te gjejme zgjidhje per problemin e emrit. Mjafton qe pushteti ne vendin fqinj te tregoj vullnet dhe fryme konstruktive deklaroi Drucas ne nje interviste per mediat hungareze.

Drukas ka akuzuar Shkupin per provokime te here pashereshme ndaj Athines zyrtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›