E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dua Lipa uron Pavarësinë me vargjet e himnit kombëtar

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, uroi sot Shqipërinë me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dua Lipa ka zgjedhur vargjet e himnit kombëtar për t’i uruar gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë.

Dua Lipa ka hyrë në tregun ndërkombëtar prej disa vitesh dhe ka arritur të prekë majat e suksesit. Kohët e fundit ajo ka arritur të rrëmbejë çmime mjaft të rëndësishme si “The Global Awards”, “Grammy Awards” etj.

/k.s/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›