E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ditën e Pavarësisë, Balluku: Gëzuar Shqipëri

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Sot Shqipëria feston 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka uruar Ditën e Pavarësisë, teksa ndau në rrjete sociale një kolazh fotosh të stafit të linjës ajrore  “Air Albania” të veshur me kostume kombëtare.

“Gëzuar Shqipëri”, shkroi Balluku.

Në simbolikë të kësaj dite të shënuar, të Festës së Pavarëisë, ekipi i vajzave dhe djemve shqiptarë, do t’ju shërbejnë pasagjerve të linjës ajrore “Air Albania”, të veshur me kostumet kombëtare, ku dominojnë ngjyrat kuq e zi.

Edhe linja ajrore  “Air Albania” uroi Ditën e Pavarësisë.

“Sot, kujtojmë me krenari historinë dhe sakrificat e të parëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. “Air Albania” ju uron një ditë të mbushur me dashuri, gëzim dhe ndjenjën e bukur të të qenit shqiptar. Le të fluturojmë së bashku drejt një të ardhmeje të ndritur”, theksohet në urimin e “Air Albania”

1 nga 5

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›