E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dua te kthehem

Diego Maradona ka thene se deshiron te udheheqe perseri Argjentinen dhe eshte shprehur i gatshem te largoje asistentet e tij te kritikuar vetem per tu kthyer ne detyre.

10 muajt e aventures se tij ne postin e selektorit te Argjentines perfunduan ne korrik pasi ekipi i tij u mposht 4-0 nga Gjermania ne cerekfinale te Kampionatit boteror 2010.

49 vjecari ishte njoftuar se nuk mund te mbetet selektor nese nuk ndryshon stafin e tij por ai refuzoi dhe kontrata e tij nuk u vazhdua.

Do te jepja jeten per te qene selektor i ekipit kombetar. Vdes te jem me ekipin. Jam i etur per hakmarrje tha Maradona gjate nje interviste per FoxSports te shtunen.

Mirepo Federata e Futbollit e Argjentines AFA ka angazhuar Sergio Batistan ne postin e selektorit te perkohshem dhe ish mesfushori 47 vjec pritet te mbaje detyren ne baza afatgjate. P

residenti i AFA-se Julio Grandona kishte thene ne gusht se duhet te ndodhe ndonje problem shume i madh qe Batista te mos e mbaje detyren. Me Batistan Argjentina mposhti Republiken e Irlandes 1-0 para se te regjistroje nje fitore impresionuese 4-1 ndaj fituesit te Kampionatit boteror Spanjes. Batista bashkelojtar i Maradones nga ekipi i Argjentines qe fitoi Boterorin 1986 po ashtu ka perkrahjen e futbollisteve kryesore si sulmuesi i Barcelones Lionel Messi.

Maradona i cili pranoi se mundesite e tij per tu kthyer ne postin e selektorit te Argjentines ishin te pasigurta lavderoi Messin per kontributin e tij gjate Kampionatit boteror ne Afriken e Jugut.

Messis i mungoi fati te cilin e kisha une me 1986 theksoi Maradona. Ai dhe mesfushori i Spanjes Andres Iniesta ishin futbollistet me te mire ne Kampionatin boteror Diego Forlan ishte futbollisti me efikas shtoi ai. Maradona ka shfaqur interesim edhe per disa role tjera perfshire drejtimin e Meksikes dhe Portugalise por pranoi se meksikanet kane thene se nuk me kane kerkuar ndersa per portugezet nuk e di perfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›