E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipet i dorezohen Barcelones

Trajneri i Real Madridit Jose Mourinho ka thene se ekipet tjera ne Spanje ia lehtesojne punen rivalit te tij kryesor Barcelones duke mos aktivizuar formacionin e tyre me te mire ne perballje me gjigantin katalan.

Mourinho iu referua ekipit te trajnerit te Sporting Gijonit Manuel Preciado i cili la disa titullare jashte formacionit baze per ndeshjen e se merkures mbrema ne Nou Camp te cilen Barcelona kampioni aktual i Spanjes e fitoi me rezultat minimal 1-0. Mourinho ishte pyetur se sa pike i nevojiten ekipit te tij per te fituar titullin ne La Liga dhe ai menjehere sulmoi ekipet tjera dhe qasjen e tyre para ndeshjeve kunder Barcelones.

Nuk e di sa pike do te na nevojiten por nese ekipet do te dhurojne ndeshjet e tyre duke aktivizuar ekipet e dyta me mendim se nuk kane gjasa per te fituar dhe nese shume ekipe e bejne kete atehere do te jete shume veshtire per ne te fitojme ligen tha Mourinho gjate konferences per shtyp para ndeshjes ne udhetim te Levante te shtunen mbrema. Preciado ka thene se do ti pergjigjet Mourinhos kur ata do te perballen ne nentor.

Ndersa trajneri i Barcelones Pep Guardiola e mbrojti Preciadon duke thene Te gjitha ekipet meritojne respekt. Pervec akuzave per ekipet e tjera nga La Liga Mourinho ka qene kembengules edhe ndaj futbollisteve te tij te cileve me heret gjate kesaj jave u kishte refuzuar kerkesen qe seancat stervitore te paradites te fillojne me vone ne menyre qe ata te kene mundesi ti dergojne femijet e tyre ne shkolle.

Kerkesa ishte paraqitur nga kapiteni Iker Casillas ne emer te ekipit dhe i eshte dorezuar Mourinhos i cili me pare kishte pranuar se disa prej futbollisteve nuk u pelqen te kalojne naten e fundit para takimit ne nje hotel ne Madrid por ka thene se nuk planifikon te ndryshoje regjimin e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›