E Diel, 1 Nëntor 2026

Percahen Sokoli e Zhdrella

Trajneri i Hysit Bylbyl Sokoli ka pasur nje zenke me kapitenin e ekipit te tij Mentor Zhdrella gjate ndeshjes se te shtunes ndermjet KEK-ut dhe Hysit 12.
Ne fakt zenka ndermjet trajnerit dhe futbollistit te ekipit llapjan ka ndodhur ne pushimin mes dy pjeseve te ndeshjes.

Me kete rast Zhdrella nuk e ka pritur fare fillimin e pjeses se dyte pasi ai menjehere e ka braktisur stadiumin e KEK-ut duke u nisur per ne shtepi - 45 minuta pa perfunduar loja.

Vete Sokoli nuk ka nguruar te flase per rastin. Ai e ka kritikuar Zhdrellen me arsyetimin se si kapiten nuk i ka respektuar urdhrat e tij gjate pjeses se pare te ndeshjes kunder elektricisteve.

Zhdrella eshte njeri prej futbollisteve me te mire ne Kosove. Por gjate lojes nuk eshte profesionist sic duhet te jete. Ai nuk ka kapacitet psiqik per ta udhehequr ekipin si kapiten qe eshte. Sjellja e tij eshte arrogante deklaroi Sokoli per Express.

Ai si kapiten nuk i pranoi sugjerimet e mia si trajner. Ne raste te tilla ai duhet te zevendesohet. Nje gje te tille e bera une dhe pa te luajtem dukshem me mire ne pjesen e dyte andaj edhe e fituam takimin. Per kete rast patjeter se do te bisedoj me pronarin e klubit Hysen Sadiku theksoi Sokoli.
Ky nuk eshte rasti i pare qe ne Hysi ngjane nje problem i tille. Vitin e kaluar edhe Enis Zaberxha nuk gjente rehati ne ekipin bardh e zi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›