E Diel, 1 Nëntor 2026

“Duajeni nënën 3 herë, babin 1 herë”, 9-vjeçari citon Kuranin

Enfala dhe Ihsan Kaloshi, dy fëmijët, motër e vëlla përkatësisht 9 dhe 11 vjeç agjërojnë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

Ata ishin të ftuar në studion e “Mes’Dritë” në Vizion Plus, të shoqëruar nga nëna e tyre, Malvina Tafçiu.

Dy fëmijët treguan për vendimin që ata kanë marrë për të agjeruar, si dhe mësimet e para që kanë marrë nga libri i shenjtë i Kuranit.

9 vjeçari Ihsan Kaloshi citoi një pjesë nga Kurani.

“Unë di nga Kurani që nënën duajeni 3 herë dhe babën duajeni 1 herë”, tha Ihsan Kaloshi.

Nëna e tij, tregoi edhe kuptimin e kësaj shprehje.

“Është shumë e drejtë, është një adit. Janë fjalët e zotit. Më thuaj o i dërguari i zotit se cili është personi që duhet të dua më shumë dhe i është përgjigjur nëna. E pyeti për herë të dytë dhe përsëri iu përgjigj nëna, edhe për së treti. 3 herë iu përgjigj nëna dhe 1 herë babai dhe pastaj të afërmit. Mesazhi është për sakrificën që nëna mban, që nga momenti i ngjizjes e deri kur lind, netët pa gjum, procesit të gjidhënies”, deklaroi Malvina Tafçiu./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›