E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrugorja e Tiranës në aksion, 4,818 shkelje të rregullave të qarkullimit gjatë javës së fundit

Policia Rrugore e Tiranës, monitorim 24/7 në akset lidhëse dhe në ato me frekuentim të lartë, me objektiv parandalimin e aksidenteve.

Si rezultat i prezencës së shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe monitorimit të akseve, me mjete logjistike bashkëkohore, gjatë javës së fundit u konstatuan:

-4818 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor;

-31 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, autorët e të cilave u arrestuan ose u proceduan penalisht;

Ndër masat e vëna për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, evidentojmë:

-242 masa të vëna për mospozicionim të rregullt në karrexhatë, shkelje e cila nxit manovra të gabuara dhe krijon kaos në trafik;

-30 masa të vëna për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit, shkelje kjo tejet e rrezikshme dhe shpesh burim aksidentesh me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës;

-lëvizjen me mjet ngritës, të 66 automjeteve të ndaluara/pushuara në kundërshtim me parashikimet e Kodit Rrugor.

Policia Rrugore apelon sërish, për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit, shmangien e drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi, si dhe për rritje të përgjegjshmërisë, nga të gjithë përdoruesit e rrugës, me qëllim garantimin e përmbushjes së parametrave të sigurisë rrugore.

/vizionplus.t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›