E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Duam drejtesi per tragjedine e 9 Janarit"

Shkoder- Sot mbushen shtate vjet nga tragjedia e 9 Janarit 2004 ne Karaburun te Vlores, ku humben jeten ne mes te detit dhe te te ftohtit, te braktisur nga autoritetet e asaj kohe, 28 vete emigrante qe udhetonin me skaf drejt Italise, ndersa trupat e 8 viktimave ende nuk jane gjetur. Por nje nder kerkesat kryesore te familjareve te viktimave nuk eshte plotesuar ende, me gjithe protestat dhe grevat e urise qe jane bere gjate ketyre viteve. Behet fjale per rihetim te tragjedise, pasi besohet se nje gomone e dyte eshte nisur ate mbremje nga brigjet e Vlores, qe shoqeronte te paren dhe se ka qene nje trafik i organizuar dhe i fshehur nga shteti. Kryetari i shoqates "9 Janari", Nikoll Mhillaj, qe perfaqeson familjet shkodrane te prekura nga kjo tragjedi, kembenguli dy dite me pare se "drejtesia nuk e ka thene sic duhet fjalen e saj dhe nuk eshte mbajtur nga shteti premtimi i dhene". Sot pritet nje tubim paqesor ne kryeqytet sic dhe eshte paralajmeruar nga keto familje dhe homazhe ne bregdetin e Vlores, ku cdo vit hidhen lule ne kujtim te viktimave. Gjykata ka demshperblyer me 2 milione leke ne vendimin e saj, fature e paguar nga shteti per secilen nga familjet e viktimave, por kjo shifer u konsiderua qesharake nga te afermit. Madje numri dy i KLD-se, Kreshnik Spahiu, gjate greves se dy familjareve, nje prej te cileve Ndoc Bjeshka, premtoi se drejtesia do rishikonte ceshtjen per tragjedine.
Familjaret e viktimave te tragjedise se 9 janarit 2004, nuk jane terhequr ende nga kerkesa e tyre, qe shteti te zbardhe ngjarjen dhe te verteten e nje gomoneje te dyte, ku mendohet se gjendeshin trupat e tete personave te zhdukur, trupat e te cileve ende nuk jane gjetur.
Nikoll Mehilli, kreu i shoqates, eshte shprehur se "duhet te zbardhet plotesisht ngjarja dhe te vihen ne banken e te akuzuarve ata qe thuren tragjedine, pasi nuk eshte tragjedi natyrore, por krim i organizuar". Gjykata e Vlores, dy vjet me pare mbylli ceshtjen, por kembengulja e familjareve coi ne rihapjen e saj. "Ne kerkojme qe shteti te mbaje fjalen e dhene dhe premtimin per hetimin e plote te tragjedise, denimin e autoreve te vertete. Gjetjen e trupave te tete te afermve dhe vendosjen e drejtesise", thuhet ne deklaraten e shoqates. Sipas familjareve te viktimave te 9 Janarit, ne kete krim dyshohen se jane te perfshire edhe ish-zyrtare drejtues ne ate kohe.
Nje gomone me klandestine eshte nisur ne drejtim te Italise nga brigjet e detit te Dhermiut dhe pikerisht ne fund te Gadishullit te Karaburunit. Moti i keq dhe deti me dallge kane prishur motoret e skafit ku thuhej se gjendeshin rreth 40 vete. Me gjithe ndihmen e kerkuar nga autoritetet dhe sinjalin "SOS", gomonia u gjet nje dite me pas, pasi ne det humben jeten 28 vete, 8 nga te cilet nuk jane gjetur ende. Por me vone rezultoi se nje gomone e dyte ishte nisur po ate dite nga bregdeti, por zyrtarisht kjo e dhene u hodh poshte.
A. Q.

Viktimat e 9 Janarit:
Liza Martini, 35 vjece
Alfred Lleshi, 19-vjec
Paulin Pushimaj, 21-vjec
Tom Gjoni, 18-vjec
Gezim Fusha, 18-vjec
Liza Prenga, 37-vjece
Arben Prenga, 24-vjec
Rasim Miruku, 55-vjec
Besmira Miruku (Dibrati) 16-vjece
Sadik Doci (Rakaj), 24-vjec
Gezim Kurtaj, 33-vjec
Oltion Jacaj, 23-vjec
Ridvan Lumaj, 16-vjec
Mark Ndou, 18-vjec
Tonin Toka, 19-vjec
Marlen Mhillaj, 20-vjec
Dritan Hetaj, 32-vjec
Agron Markaj, 24-vjec
Shpetim Dizdari, 34-vjec
Skafisti nga Vlora
Nuk jane gjetur trupat e:
Ndue Sanaj, 21-vjec
Artan Sagrini, 33-vjec
Arian Gjilaj, 29-vjec
Marjana Zajeti, 18-vjece
Kreshnik Bjeshka, 25-vjec
Fahrije Mehemeti (Dizdari), 34-vjece
Gjin Grizha, 19-vjec
Ermira Grizha (Nicaj), 16-vjece

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›