E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho: Kaka luan ndaj Villarrealit

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka konfirmuar se Kaka do të luajë ndaj Villarrealit, ndeshje që zhvillohet të dielën mbrëma, por pa preferuar që braziliani të luajë nga minuta e parë.

“Kaka do të luajë”, theksoi Mourinho për faqen zyrtare të klubit mbretëror.

“Ai është sulmuesi i vetëm që kemi nëse humbim nivelin tonë. Ai është opsioni i vetëm. Dhe nëse gjërat shkojnë mirë e ndeshja është nën kontroll, atëherë ai mund të luajë për ta pushuar një bashkëlojtar. Kjo është mirë për madrilenët dhe dashamirët e futbollit”, theksoi Mourinho.

Formacioni i Real Madridit ndaj Villarrealit: Iker Casillas, Sergio Ramos, Ricardo Carvalho, Raul Albiol, Marcelo, Lassana Diarra, Xabi Alonso, Mesut Ozil, Angel Di Maria, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›