Hushi: Kalimi ne LSI, mora mbeshtetje nga drejtues te PS
Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", ish-deputeti dhe anetar i forumeve te larta te PS, flet per largimin nga partia, gabimet e Rames me figurat ne PS, perfshi dhe Nanon, efikasitetin e koalicionit PD-LSI, fitoren e garantuar ne bashkine e Elbasanit, mesazhet qe ka marre nga drejtues te larte socialiste per kalimin e bere drejt partise se Metes.
Zoti Hushi qe nga viti 2007, pas votimit te Bamir Topit per President nuk keni qene pjese aktive e politikes. Perse zgjodhet keto momente te angazhoheni dhe perse ne LSI?
Eshte e vertete qe pas perjashtimit nga PS-ja, nuk kam qene pjese aktive e politikes. Nuk ka qene ceshtje ofertash. Mund te them se pas largimit kane qene disa parti qe me kane kerkuar te angazhohesha ne strukturat e tyre, qe ne vitin 2007. Nuk do te ishte etike te permendja se cilat jane keto parti, por mund te them se ishin jo vetem nga e majta, por edhe nga e djathta. Ne ne ate kohe nuk ishim te pergatitur, megjithese ndonje nga ne edhe guxoi. Por pjesa me e madhe nuk ishim te pergatitur. Ne kemi kohe qe jemi ne jeten politike dhe kemi qene protagonist ne raste te caktuara dhe une kam qene i pergatitur per te shkuar ne nje parti tjeter. Angazhimi im ne politike nuk ka qene kurre ne funksion te posteve apo mandateve politike. Ndaj dhe zgjedhja per te qene ne LSI, vjen pas nje periudhe te gjate meditimi dhe monitorimi, te asaj cfare po ndodh ne jeten politike te vendit. LSI-ja per mendimin tim plotesonte nje nga kushtet, qe ne kendveshtrimin tim eshte lidershipi i nje partie. Por, jam interesuar dhe per pjesen tjeter qe eshte e rendesishme per nje parti, qe ka te beje me programin politik. Isha shume i qarte per Meten si lider politik i majte, pasi me Meten jemi te dy bashkethemelues te PS-se, kemi ndihmuar ne ngritjen e saj dhe kemi qene protagoniste te ngjarjeve, pa dashur te barazohem me Meten, i cili ka pasur detyra te spikatura ne drejtimin e vendit dhe te PS. Pra e njihja mire Meten dhe kontributin e tij ne reformimin e PS dhe si burre shteti, pasi kam pasur te beje me te ne vendimmarrje, kur une isha prefekt i Elbasanit dhe Meta kryeminister dhe me pas zevendeskryeminister. Pervoja ime politike ka nisur shume heret, kam kandiduar disa here per deputet ne Elbasan dhe per kryetar bashkie. Ne Partine Socialiste une kam qene qe ne vitin 1991. Kam qene perfaqesuesi i vetem i saj ne komitetin e pare pluralist ne Elbasan. E bera kete paranteze, per te thene se njoh si lideret politike ashtu dhe prirjet e programet politike te forcave te ndryshme. Ne kete kuptim kam konsultuar dhe programin e Levizjes Socialiste per Integrim dhe pas gati 20 vitesh ne polike, mendoj se ne kete program gjej nje gershetim te persosur te traditave me te mira te historise politike te Shqiperise, me objektivat reale te kohes. Nuk e kam hasur ne asnje program tjeter, edhe ne partite e tjera te majta. Ndaj nuk kisha pse te mos isha pjese e ketij formacioni politik, ne momentin qe me pershtatet dhe e shoh si mjaft te mire.
Rasti i kalimit te LSI nuk eshte vetem i juaji, ka pasur edhe mjaft politikane te tjere. Nga ana e Partise Socialiste ka pasur edhe akuza se afrimi te LSI-ja eshte afrimi te pushteti dhe favoret qe te mundeson qendrimi ne qeveri. Si do ta komentonit kete qendrim te ish-partise ku militonit?
Nuk e kam hasur kete qendrim qe thoni ju, por nuk me duket se gjerat qendrojne keshtu. Jo me kot permenda programin politik, fatmiresisht ka ende njerez qe besojne te parimi dhe vlerat. Aktualisht me rezulton se ne gjithe skenen politike, pervec PS-se, nuk ekzistojne pati te tjera te majta. Partite e tjera ekzistojne vetem me emra, duan apo s'duan ta pranojne ato. Une nuk kam pse zgjedh nje parti tjeter te majte, qe eshte ne kercenim per ekzistencen e saj. Une nuk kam pse zgjedh nje parti, pjese e koalicionit te sotem opozitar, ku kryetari i saj do ta gjeje veten ne listat e Edi Rames dhe jo ne listat e partise se tij te majte. Shume shpejt do te ndodhe keshtu dhe kjo tregon se jemi ne prag te zhdukjes se plote edhe te partive te tjera te majta.
Perse nuk u rikthyet ne PS ?
Ne keto momente une nuk mendoj dhe nuk isha as i pergatitur, qe te rikthehesha ne partine qe me perjashtoi.
Po eshte rasti i z.Paulin Sterkaj. Ai u pranua ne PS edhe pse votoi Topin per President?
Z.Sterkaj gezoi vemendjen e Rames, vetem ne momentin kur ai kundershtoi partine kundershtare politike te Rames. Pra, ketu nuk kemi te bejme me nje ndergjegjesim per t'u rikthyer ne PS, por kemi te bejme me nje feste qe behet per shkaqe qe per mua nuk jane te qenesishme. Ato mund te jene te qenesishme per Paulinin, me gjithe respektin qe kam per te, e vleresoj vendimin e tij, por une nuk kam qene i pergatitur per nje kthim te tille. Mendoj se nuk kam me arsye qe te kthehem ne nje parti, e cila ne nje moment mendoi se une nuk isha me i vlefshem per te. Fakti eshte se une nuk kam konstatuar asnje shenje te lidershipit socialist, per te me ftuar ne Partine Socialiste. Ne keto kushte ka qene rast i perjashtuar qe une te mendoja te kthehesha ne PS. Kushtet e z.Sterkaj kane qene teresisht specifike.
Duke qene se e njihni PS-ne, prej gati 20 vitesh. Mendoni se do te kete largime te tjera, jo vetem drejt LSI-se, por edhe forcave te tjera?
Nuk do desha te krijoja keqkuptime dhe nuk mund t'ia lejoj vetes te bej fallxhorin, apo parashikuesin per ate qe do te ndodhe. Por me lejo te evidentoj faktin se ne momentin qe kam deklaruar hyrjen ne LSI kam marre me qindra mesazhe dhe telefona pershendetese dhe inkurajuese dhe nuk dua t'i specifikoj si anetare te PS-se, si anetare te forumeve te PS-se, se Elbasanit, apo si anetare te Asamblese Kombetare te PS, urimet i kam pare jo ne kontekstin partiak, por si dashamires, si njerez qe kane perkrahur qendrimin tim dhe nuk mund te mendoj apo paragjykoje se ata do te bejne te njejtin veprim. Une i kam konsideruar si dashamires.
Ju jeni nje njohes i mire i elektoratit te Elbasanit. Si e parashikoni betejen elektorale te zgjedhjeve te 8 majit?
Per shkak te karrieres se gjate politike, mendoj se jam nje njohes i mire i elektoratit te Elbasanit. Mendoj se beteja politike eshte krejt ndryshe nga beteja ne koalicione. Sot kudo beteja politike behet me koalicione dhe ai qe arrin te garantoje nje numer me te madh partish ne nje koalicion, sigurisht qe eshte prane fitores. Konstatoj qe e djathta, bashke me nje pjese te se majtes, po punon shume mire ne kete drejtim. Gjithashtu, konstatoj se e djathta me nje pjese te se majtes, vazhdojne te mos kene asnje lloj xhelozie per te gjitha ato parti, qe kane shprehur deshiren dhe qe mendoj se shume shpejt do t'i shtohen ketij koalicioni aktual. Ne keto kushte, duke njohur mire mesataren e numrave dhe votave qe shkojne ne drejtim te ketyre partive dhe per rrjedhoje dhe te koalicioneve, nuk ka asnje dyshim se bashkia e Elbasanit do te jete ne mandatin e ardhshem me perfaqesues nga koalicioni qe eshte sot ne qeverisje.
Si e vleresoni qeverisjen mes PD dhe LSI?
Une mendoj se kjo qeverisje eshte precedenti me pozitiv i te gjithe historise politike te 20 viteve pluralizem. Une kam qene anetar i formimit me te larte te PS-se, qe ne ate kohe quhej Komiteti i Pergjithshem Drejtues, sot Asambleja Kombetare, kam marre pjese ne dhjetera votime qeverish dhe me kujtohet shume mire, koalicioni qeverises i vitit 2001, i realizuar nga z.Fatos Nano bashke me kryetaret e partive te tjera. Megjithese ishte nje koalicion tejet i majte, ku benin pjese figura te njohura te se majtes dhe bashkeluftetare ne ate fushe, kishin te njejtat mendime dhe te njejtat probleme, kemi pasur shume probleme. Kjo vite se koalicioni ne ate kohe nuk ishte i nevojshem numerikisht, pasi PS-ja vinte ne pushtet me 90 deputete, por kemi pasur shume probleme lidhur me percimin ne baze te idese te koalicionit, ndarjes se kompetencave ne dikastere te vecanta dhe shume probleme te tjera. Sot me vjen shume mire qe programet e partive politike, qe bejne pjese ne koalicionin qeveritar, ndryshojne shume nga njeri-tjetri, por funksionojne shume mire, si ne aspektin e administrates, qofte ne zbatimin e programit politik qe ka te beje me integrimin e vendit ne BE. Koalicioni PD-LSI eshte nje precedent i mrekullueshem dhe ka disa impakte. Ne radhe te pare ekstremet politike, qofte te majta apo te djathta jane te goditura. Po te ndjekesh mediat e huaja, analistet e vleresojne si nje koalicion qe ka dhene nje vizion te ri politik ne vend. Per here te pare bashkohet e majta me te djathten. Nje vizion solidariteti, shqiptaret me ne fund nuk kane me beteja mes te majtes dhe te djathtes, por keni nje koalicion solidar, te vetedijshem per ate qe po bejne. Por po jep edhe imazhe te tjera, ne drejtim te zhvillimit te vendit, ku kemi nje zhvillim proporcional social. Une mendoj se demokracia e brendshme ne qeverisje eshte ne maksimumin pozitiv te saj. Sigurisht, aty kane merite te padiskutueshme z.Berisha dhe z.Meta, por edhe kryetaret e partive te tjera qe jane pjese e qeverisjes. Por une do te vleresoja ne menyre te vecante, kulturen e madhe demokratike, me te cilen elektorati i PD-se po perkrah kete koalicion. Ata jane bere te ndergjegjshem se vetem me kete koalicion mund te jene ne qeverisje. Ne nuk e kemi pasur nje nivel te tille kulture politike, rreth viteve 2000-2001. Mendoj se ky koalicion, i cili kurorezoi nje nga aspiratat e verteta te popullit shqiptar per levizjen e lire, do te kete dhe suksese te tjera. Une pres qe te kete impakte me te medha edhe ne zhvillimin ekonomik te vendit. Koalicioni per mua eshte efektiv dha ka dhene impakt. Per keto arsye mendoj se do te jete afatgjate.
Keni mbeshtetur dikur kandidimin e Fatos Nanos per President. Mendoni se duhet te synoje PS-ne apo Presidencen?
Pyetja qe shtroni per te ardhmen politike te Fatos Nanos, kerkon nje pergjigje qe nuk mund te jete perfekt, te pakten nga ana ime. Vazhdoj te mendoj qe Nano eshte nje pasuri kombetare politike. Nano eshte nje nga politikanet me te spikatur te historise politike te 20 viteve te fundit. Per arsyet e me siperme, nuk e shoh te drejte qe Nanos nuk i jepet mundesia qe te jete pjesetar, apo kontribuues aktiv sic ka qene me pare ne politike. Lideret aktuale te partive, qofshin te majta apo te djathta, qofshin ne opozite apo ne mazhorance, bejne mire qe t'i kthehen programit qe Fatos Nano paraqiti ne Kuvend, ne momentin kur u prezantua si Presidenti i mundshem i ketij vendi. Ne ate kohe Nano paraqiti nje platforme. Une e njoh shume mire kete dokument dhe mendoj se ishte perpjekja me dinjitoze per te krijuar frymen e munguar te politikes ne vend. Ajo platforme nuk ndryshon aspak objektivat qe koalicioni i ri qeverises i ka dhene vetes. Ne kete aspekt une e shoh Fatos Nanon si nje president te mundshem. Mendoj se ai duhet te vazhdoje perpjekjet e tij per te qene Presidenti i ardhshem i vendit. Kerkoj mirekuptim nga Bamir Topi per kete qe them, une jam nje nga votuesit e tij dhe kam respekt per kontributin qe ka dhene dhe po jep. Por, gjithsesi mendoj se Nano eshte i nevojshem. Mendoj se jo vetem duhet te vazhdoje perpjekjet per t'u bere president, por duhet qe edhe partite qe jane sot ne mazhorance, edhe nga opozita, te kene dashamiresine dhe ta perceptojne kete si nje problem, i cili u takon jo vete atyre, por edhe gjithe shqiptareve. Do te ishte ne nderin e ketij Kuvendi dhe do te ishte ne nderin e opozites, e cila e ka pasur Nanon kryetar per 16 vite, nga te cilat tete i ka pasur ne pushtet. Do te ishte ne nderin e PS-se qe ate gabim qe beri ne vitin 2007 te mos e perserise, por t'i jape shansin qe te zgjidhet.
Bisedoi: Qamil Xhani