Duan drejtësi

Burim dhe Arsim Ramadani, Arben dhe Jeton Kiçina, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po vuajnë dënimin me 106 vjet burg në burgun e Dubravës, nën akuzën për vrasjen e ish-inspektorit Hamzë Hajra dhe familjes së tij në verën e vitit 2001.
Pas dënimit të këtyre katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, është formuar një këshill organizativ, i cili ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka paralajmëruar se të martën në orën 12 do të mbahet një protestë njëorëshe në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, me moton “Drejtësi dhe liri për luftëtarët e lirisë”.
Ky këshill ka marrë mbështetje edhe nga studentë të Universitetit të Prishtinës dhe nga disa organizata joqeveritare. Por nuk mungoi edhe përkrahja e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Për të kundërshtuar mbajtjen në burg të ish- luftëtarëve të UÇK-së, kryetari i Këshillit organizativ, Visar Zogaj, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre nga paraburgimi.
“Kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të paraburgimit të tyre, lirimin nga akuzat si dhe respektimin e afateve ligjore. Në të kundërtën, nëse EULEX-i dhe institucionet e Kosovës nuk i përfillin këto kërkesa, atëherë ne do ta radikalizojmë mënyrën e protestimit dhe do të organizojmë protesta nëpër të gjitha qendrat e Kosovës, jo vetëm në Prishtinë”, ka thënë Zogaj, sipas të cilit hapi i ardhshëm do të jetë edhe futja e kësaj çështjeje për diskutim në Kuvendin e Kosovës dhe mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve dhe një peticioni nga qytetarët.
Edhe për avokatët dhe organizatat e dala nga lufta, ky dënim vazhdon të konsiderohet i padrejtë. Avokatja Vahide Braha, mbrojtësja e njërit prej të akuzuarve, ka thënë se dënimi dhe mbajtja në burg është i padrejtë.
“Gjykatësit ndërkombëtarë i kanë shpërfillur të gjitha rregullat ligjore dhe nuk janë bazuar në asnjë argument shkencor dhe prova juridike, por as të Mjekësisë ligjore” thotë avokatja Braha.
Ajo gjithashtu u shpreh se në Kosovë po kërcënohet e drejta dhe siguria e çdo qytetari.
“Këto raste duhet të ndriçohen dhe nëse Kushtetuta na e jep neve të drejtën e mbrojtjes dhe lirisë së individit, e këtë nuk e zbaton shteti i Kosovës, atëherë ne vërtet nuk dimë çfarë të bëjmë e nuk dimë ku do të drejtohemi”, ka shtuar avokatja Vahide Braha në këtë konferencë.
Në konferencë mori pjesë Smajl Latifi, kryetari i Lëvizjes për Integrim dhe Bashkim, si dhe Xhevdet Qeriqi, invalid i luftës dhe kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së.
Ndërsa në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila e mbështet këtë protestë, thuhet se politikanët, të cilët plotësisht janë pajtuar me padrejtësitë e UNMIK-ut dhe tash të EULEX-it, asnjëherë nuk kanë punuar konkretisht për lirimin e ushtarëve të burgosur të UÇK-së, të burgosur padrejtësisht. Dhe, as që duhet të pritet një gjë e tillë nga politikanë të cilët e shitën luftën, e shkatërruan UÇK-në dhe e shpërbënë TMK-në, pra politikanë që e pranuan Planin e Ahtisaarit, që e mohon luftën tonë çlirimtare, identitetin dhe flamurin për të cilin luftuan të gjithë ushtarët e UÇK-së, e për të cilin ranë dëshmorët.
Para luftës, Hamëz Hajra punonte në policinë serbe, si inspektor i kriminalistikës, që ishte motivi kryesor i sulmit. Ai ishte duke udhëtuar me makinë bashkë me gruan dhe katër fëmijë kur u qëllua më armë zjarri. Vetëm njëri nga fëmijët i mbijetoi sulmit.