Lansohet sllogani "Blej shqip"

Aktivistë të Lëvizjes "Vetëvendosje" të hënën në Ferizaj, në disa pjesë të qytetit kanë lansuar slloganin më të ri "Blej shqip", me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për konsumimin e produkteve vendore.
Naim Jakaj, nga kjo lëvizje, theksoi se qëllimi i këtij sllogani është vetëdijesimi i qytetarëve për blerje të mallrave vendore, duke i kontribuar kështu edhe rritjes së vendeve të punës. Aktivistë të kësaj lëvizje thonë se më vendosjen e këtyre slloganeve do të presin edhe efektet e para nga ana e qytetareve por edhe tregtarëve.
"Pa një prodhimtari vendore nuk mund të thuhet se do të ketë zhvillim të qëndrueshëm. Neve si popull na mbetet që t'i konsumojmë prodhimet vendore dhe kështu të krijojmë ambient për rritjen e vendeve të punës dhe mirëqenies së qytetarëve", tha Jakaj. Ky sllogan është vendosur në të gjitha trojet shqiptare nga rrjeti i organizatave joqeveritare.