E Diel, 1 Nëntor 2026

Duan kishë

Një parcelë tokë prej dy hektarë e gjysmë në Llapushnik të Drenasit, në vendin e quajtur Gradina-Fusha, është bërë temë diskutimi në mesin të banorëve të këtij fshati.

Arsyeja e kësaj është për faktin se disa familje, të konvertuara kohë më parë në fenë katolike, tashmë kërkojnë të kenë edhe vendin e caktuar ku do të pushojnë eshtrat e tyre, vend ky që do të jetë ekskluzivisht vetëm për banorët katolikë.

Ata po ashtu kanë kërkuar nga Kuvendi Komunal i Drenasit, që pranë varrezave të tyre të ndërtohet edhe një kishë katolike.

Një nga banorët që përkrahin këtë kërkesë është Feriz Sopi. Ai thotë se parcela prej dy hektarësh e gjysmë, që gjendet vetëm disa metra larg shtëpisë së tij, do të behët vend për varrezat e tyre pasi që, sipas tij, kjo është e drejtë ligjore.

“Ne jemi mbi 45 familje katolike dhe numri jonë sa vjen e shtohet. Ne nuk kemi vend se ku t’i varrosim kufomat e që për dallim nga ne, banorët e besimit mysliman kanë vendin e caktuar të tyrin”, thotë Ferizi i cili para katër vitesh është pagëzuar nga kisha katolike me emrin Gjon.
Feriz Sopi beson se tashmë është e domosdoshme që të ndërtohet një kishë ku llapushnikasit e besimit katolik të kenë vendin e caktuar ku do të bënin lutjet e tyre.

“Ne na duhet që të shkojmë në kishën e Klinës apo në Kravasari. Tek vendi ku do të kemi varrezat tona dëshirojmë ta kemi edhe kishën e fshatit”, thotë Sopi.

Ai thotë se familja e tij gjithmonë ka mbajtur fenë katolike, mirëpo, siç thotë ai, e kanë mbajtur të fshehur nga miqtë e tyre pasi që në rajonin e Drenicës nuk ka pasur asnjë familje katolike.

Të një mendimi plotësisht të kundër me atë të Feriz Sopit janë një pjesë e madhe e banorëve myslimanë të këtij fshati.

Vendimin e Komunës për këtë rast ata e quajnë diskriminim, pasi që, sipas tyre, Komuna e Drenasit ende nuk ka ndarë një vend të caktuar për varrezat e myslimanëve që përbejnë shumicën.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›