E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi dy persona në mes të Shkodrës, arrestohet i kërkuari

Shkodër, 8 prill, NOA Forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë 34-vjeçarin Helidon Sokoli, i dënuar dhe më parë për veprat penale të Trafikimit të mjeteve motorike dhe Plagosjes së rëndë me dashje.

Arrestimi i tij u bë pasi ky person dje në mbrëmje tek vendi i quajtur Kryqëzimi i plepit në qytetin e Shkodrës, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë duke i lënë të plagosur lehtë, 21-vjeçarin Gj. Marashi dhe 24-vjeçarin A.Vatnikaj, të cilët ndodhen në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe shërbimet policore janë vënë menjëherë në ndjekje të tij, duke bërë të mundur kapjen e tij pas disa orësh në një banesë të të afërmve.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe materialet në ngarkim të tij iu kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprat penale të Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë dhe Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›