Dubai, inagurohet ndërtesa më e lartë në botë
DUBAI- Në Dubai u inagurua ndërtesa më e lartë në botë. Me 800 metra lartësi, Kulla e Dubait e quajtur Burj, ia ka kaluar ndërtesës në Tajpei të Tajvanit, e cila është 508 metra dhe mbante rekordin botëror për strukturën më të lartë të ndërtuar ndonjëherë në ndonjë vend. Inaugurimin e ndërtesës në Dubai e bëri Sheik Muhamed bin Rashid al-Maktoum. Agjencitë e lajmeve raportojnë se inaugurimi u bë në periudhën e vështirë për ekonominë e Dubait, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe, po vuajnë nga problemet e vështira me borxhe dhe me çmimet e pasurive, që gjatë vitit të kaluar kanë rënë pothuajse në 50 përqind. Por, investitorët e Kullës së Dubait, kanë thënë se ky objekt do të dërgoje mesazh të optimizmit pas krizës financiare. Ndërtimi i kësaj kulle nisi në vitin 2004, atëherë kur Dubai ishte përfshirë nga zhvillimi i tejskajshëm ekonomik por përurohet në kohë të vështira për ekonominë e vendit dhe asaj botërore.(m.a/News24/BalkanWeb)