Gjendet një kufomë e dekompozuar në liqenin e Pogradecit
POGRADEC- Gjendet një kufomë e dekompozuar në ujrat e liqenit të Pogradecit. Kanë qenë peshkatarët e zonës ata që kanë gjetur trupin e pajetë pasditen e sotme pasi ai ngeci në rrjetat e peshkimit. Peshkatarët kanë njoftuar menjëherë policinë pasi kanë nxjerrje nga uji kufomën. Burime nga policia bëjnë të ditur se kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të mbytjes dhe për identifikimin e trupit të pajetë. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se viktima është një peshkatar. (e.n/BalkanWeb)