Gramsh, shembet ura , 5 mijë banorë të izoluar
GRAMSH- Shembja e një ure ka izoluar banorët e 3 fshatrave në Gramsh. Rreshjet e ditëve të fundit kanë dëmtuar një pjesë të aksit që lidh këto fshatra me komunën Kukur . Gjendja është rënduar së tepërmi pasi rrëshqitjet e dheut dhe shembjet shkaktuan dhe dëmtimin e urës në vendin e quajtur Pishat duke izoluar kështu rreth 5000 banorë të zonës. Të udhëtosh në këtë rrugë, gjendja e së cilës është e rrezikshme, është pothuajse e pamundur. Megjithatë banorëve u duhet ta përshkojnë atë cdo ditë në këmbë , ndërsa kalimi në anën tjetër bëhet përmes shtigjeve. Kanë kaluar 9 ditë dhe deri tani nuk është bërë as ndërhyrja më e vogël në këtë aks të rëndësishëm për fshatrat Rovie, Beqiraj dhe Kukur ndërsa ura duhet të rindërtohet nga e para. (e.n/News24/BalkanWeb)