Dubrovnik, Thaçi shtrëngon duart me Tadiçin
DUBROVNIK- VIDEO* | Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-Presidenti serb, Boris Tadiç kanë shtërnguar duart me njëri-tjetrin në Samitin e Dubrovnikut.
Portali kroat “vecernji.hr” ka publikuar pamjet, ku Tadiç dhe Thaçi kane shkembyer disa fjale. Tadiç eshte pershendetur gjithashtu edhe me ministrin Enver Hoxhaj dhe ministresn, Vlora Çitaku.
Me heret mediat kroate paralajmëruan mbërritjen e papritur të ish-presidentit serb Boris Tadiç në takimin e nivelit të lartë Croatia Summit në Dubrovnik.
Sipas portalit Dnevnik, në kuadër të këtij samiti është e mundur që të takohen ish-presidenti serb Tadiç me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas portalit, ky do të ishte një takim i parë i një zyrtari të lartë të Kosovës me një politikan të lartë serb.
Takimi siç thuhet mund të vij pas vizitës së ndihmës sekretarëve amerikanë të shtetit, Filip Riker dhe Filip Gordon në Beograd, të cilët kërkuan vazhdimin e negociatave me Prishtinën dhe respektimin e marrëveshjeve të deritanishme të arritur në negociatat që zhvillohen nën patronatin e BE-së në Bruksel.
Vizita e ish-presidentit serb dhe kryetarit aktual të Partisë Demokrate, Boris Tadiç është vlerësuar si një surprizë dhe e papritur për mediat kroate.(Express)