E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministria: Hilari Klinton ka shprehur dëshirën të vizitojë Shqipërinë

Share

Gjatë samitit të Dubrovnikut, Berisha është takuar edhe me zvendssekretarin e Departamentit t Shtetit t SHBA-ve, Philip Gordon. Në takim, ishte i pranishëm edhe zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Qendrore dhe Jugore, Philip Riker.

Në një njoftim të Kryeministrisë, thuhet se Sekretarja Hilari Klinton ka shprehur dëshirën që të vizitojë së shpejti Shqipërinë.

Zv/sekretari i Departamentit të Shtetit Gordon shprehu kënaqësinë e veçantë që takohej me Kryeministrin Berisha dhe i përcolli Kryeministrit përshëndetjet më të përzemërta të Sekretares së Shtetit Klinton dhe i rikonfirmoi dëshirën e saj për të vizituar së shpejti Shqipërinë. Gordon shfrytëzoi rastin për t`i transmetuar Kryeministrit Berisha urimet dhe përshëndetjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Presidentin e ri të Republikës.

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha shprehu gjithashtu kënaqësinë e veçantë që takohej me z, Gordon dhe i kërkoi atij t`i ripërsërisë Sekretares Clinton se shqiptarët do të jenë shumë të lumtur e krenarë ta presin atë, si mike të madhe e të shquar të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, në këtë vit jubilar e historik të 100 vjetorit të pavarësisë.

Në takim u vlerësua vizita e rëndësishme që Kryeministri Berisha zhvilloi në fund të muajit prill në Uashington. Më tej, në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe ecuria e reformave në të gjitha fushat, por edhe zhvillimet e fundit ne rajon, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›