Dueti ‘sekret’ i Norës, me MC Kreshën?
Këngëtarja kosovare, Nora Istrefi, ka paralajmëruar se së shpejti do ta lanccojë një këngë të re, që do të jetë sipas saj një bashkëpunim hit, emrin e partnerit të të cilit duet ajo nuk ka dashur ta zbulojë. Megjithëse mediat kosovare e kanë bërë public atë. Përsa I përket këngës lajmin e bëri të ditur vet këngëtarja me anë të profilit të saj në Tëitter, ku përpos këngës, ajo zbuloi se ka bërë një tatuazh të ri, fotot e të cilit nuk i postoi. Nora tha se emri do të mbetet i fshehtë, por është mësuar se MC Kresha do ta shoqërojë seksi këngëtaren kosovare në këngën e re e cila do punohet nga Zzap dhe Chris. “Së shpejti hit i ri! Bëhuni gati sepse këtë herë po vij furishëm. Është duet, mirëpo sekret. Ju dua, Nora”, shkroi në Tëitter bukuroshja.