Genta Ismalji & DJ Dalool publikojnë videoklipin Guximi
Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, Genta Ismaili së bashku me Dj Dalool e publikuan video – klipin më të ri të përbashkët të tyre të këngës ‘Guximi’. Video e kësaj këngë të mrekullueshme u realizua në Prishtinë, nga kompania lider në trojet shqiptare Entermedia. E gjithë video-ja është xhiruar brenda një ambienti, të një lokali në Prishtinë. Pretendimet e këngëtares për këtë këngë është që ajo të kthehet në një hit të kësaj vere. E në fakt reagimet e para për të janë mjaft positive. Këngëtarja Genta Ismajli pak ditë më parë ishte pikërisht në Tiranë në një concert në një local, ku edhe promovoi albumin e saj të ri me po të njëjtin titull që ka edhe ky kilp “Guximi”!