E Diel, 1 Nëntor 2026

Duhani por edhe alkoholi mund te shkaktoje kancer

Kohet e fundit gjate nje bisede ne programin televiziv te Dejvid Letterman aktori Michael Douglas tha se ishte diagnostikuar me kancer ne gryke dhe se kanceri ndodhej ne fazen e katert. Kjo eshte faza me e avancuar e kancerit kur tumori eshte zmadhuar dhe mund te perhapet. Douglas thote se qe ne fillim te veres ai ishte vizituar here pas here tek mjeku duke u ankuar per ngjirje zeri e dhimbje grykesh por kanceri mbeti i pazbuluar per disa jave deri sa ne gjuhe iu shfaq nje tumor me madhesine e nje arre. Aktori Douglas thote se per semundjen fajeson stilin e tij te jeteses. Ai ka pire cigare e alkohol dhe ky lloj kanceri shkaktohet pikerisht nga duhani dhe pijet alkoholike.

Thuajse cdo njeri e di se duhani shkakton kancer por pak vete e njohin rrezikun qe paraqet alkoholi. Dr. Philip Brooks i Institutit Kombetar te Shendetit thote se alkoholi eshte klasifikuar si karcinogjen Cdo substance qe eshte drejtperdrejte pergjegjese per shkaktimin e kancerit quhet karcinogjen.

Studimet kane treguar se 4 gota alkohol ne dite shtojne rrezikun e prekjes nga kanceri ne goje melci dhe zorren e trashe. Edhe pirja e moderuar qe llogaritet te jete 1 gote ne dite per grate mund te shtoje rrezikun per prekjen nga kanceri ne gji. Dhe rreziku eshte i njejte pavaresisht nese personi pi bire vere vodka etj. thote Dr.Philip Brooks.

Menyra apo mekanizmi se ne cmenyre alkoholi shkakton kancerin ende nuk njihet plotesisht. Teoria qe mbizoteron sot ne qarqet mjekesore eshte se pijet alkoholike permbajne ethanol i cili kur hyne ne organizem shperbehet ose metabolizohet ne acetaldehyde substance karcinogjene a kancerogjene. Ethanoli ne pijet alkoholike shnderrohet edhe ne estrogjen qe mendohet se shton rrezikun per prekjen nga kanceri ne gji.

Rreziku i kancerit nga alkoholi eshte vene ne dukje nga studimet e kryera mes pjestareve te sektit fetar Mormon - qe nuk perdorin alkohol - rastet e kancerit te gojes dhe te gjirit mes tyre ishin shume te pakta. Aktori i njohur Majkell Douglas thote se deri tani kanceri nuk eshte perhapur. Ai ka filluar trajtimin me kimoterapi dhe rrezatime. Mjeket i kane thene se prognozat jane te mira gje qe edhe Douglas e beson. /voa/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›