E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet pezullojne 285 biznese 503 te punesuar futen ne skeme

Vetem ne harkun kohor 20 gusht-15 shtator strukturat e Hetimit Tatimor te Drejtorise Rajonale Tirane dhe ato te Sektorit te Task Force ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve se bashku me Drejtorine e Verifikimit ne Terren kane evidentuar nje seri shkeljesh. Plot 403 biznese kane rezultuar me parregullsi dhe jane penalizuar ku per 285 prej tyre eshte nxjerre urdher bllokimi. Nderkohe qe sipas Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve gjate kontrolleve ka rezultuar nje numer prej 503 punonjesish te paregjistruar ne skemen e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Aksioni i tatimeve ndaj bizneseve qe kane rezultuar me shkelje eshte shoqeruar edhe me masa konfiskimi te mallrave e aseteve dhe kallezim per ndjekje penale ne Prokurori. Rritja e nivelit te kontrolleve nga ana e tatimoreve vjen ne kuadrin e formalizmit te plote te biznesit ne vend dhe kalimit te punonjesve ne skemen e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore nga puna e zeze. Nderkohe qe behet me dije se kontrolle te tilla ne terren do te vijojne edhe ne te ardhmen per te identifikuar rastet e atyre qe nuk zbatojne ligjin dhe detyrimet.
Pajisja me kasa
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ben me dije se nje pjese e mire e penaliteteve ndaj bizneseve ka ardhur si efekt i mospajisjes dhe mosperdorimit te pajisjeve fiskale. Prej kohesh ceshtja e kasave fiskale eshte nje nga pikat me te debatuara te cilen Tatimet synojne ta perfundojne me sukses deri ne fund te ketij viti. Ne kete pike DPT sugjeron qe bizneset qe kane detyrimin e pajisjes me kasa fiskale ta zbatojne ate brenda harkut kohor te lajmeruar dhe sipas dispozitave te percaktuara ne ligj. Pajisja me kasa fiskale e biznesit nga ana e Tatimeve vleresohet si nje nga nismat me te rendesishme per formalizimin e plote te ekonomise. Ne kete kuader Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka vendosur ne dispozicion te plote te procesit strukturat e saj perkatese duke mos perjashtuar ketu ofrimin e informacionit dhe asistences per te gjitha procedurat ligjore qe shoqerojne kete proces.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›