E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financial Times Sarkozy percan dhe sfidon

Gjate drekes me 26 lideret evropiane ai u fjalos me kryetarin e Komisionit Evropian Hose Manuel Barroso.

Kryeministri britanik David Camerun e pershkroi debatin si shume te gjalle nderkaq lideret e tjere si agresiv dhe burreror. Per kancelaren gjermane Angela Merkel dreka ishte e mire sa i perket ushqimit.
Sarkozy ishte nxehur nga krahasimi i debimit te romeve me deportimin e cifuteve ne Luften e Dyte Boterore.

Kjo eshte nje fyerje dhe percmim theksoi Sarkozy.

Presidenti francez ka lene pas vetes mjaft fjale ne tubimet nderkombetare por kryesisht kur ka negociuar apo kur te tjeret i ka pasur ne anen e tij.

Kesaj here ishte ndryshe e mbronte vendin e vet nga nderhyrjet e Brukselit.

Popullariteti i tij ne vend ka arritur fundin dhe synimi i tij per te fituar edhe nje mandat tjeter ne vitin 2012 duket me i veshtire se kurre me pare.
Sondazhet tregojne se socialistet opozitare te cilet pothuajse ishin zhdukur nje vit me pare tash me lehtesi mund ta mposhtin presidentin Sarkozy.

Me muaj te tere qeveria ishte pushtuar nga akuzat per financim joligjor te partise ne kembim me favore perfshire ketu dhe zonjen Lylliane Betancourte gruan me te pasur ne France.
Plani jopopullor i reformave pensionale nxori miliona protestues ne rruge. Ministrat nuk jane te qete nga premtimi i Sarkozyt per riformatim te kabinetit. E te henen gazeta Le Monde akuzoi presidentin se ka urdheruar sherbimin sekret qe ti spiunonte gazetaret e saj qe raportonin per aferen Betancourte.

Qeveria mohon te kete urdheruar spiunimin per Le Monde megjithese episodi ringjalli friken nga perpjekja e Sarkozyt per te ngulfatur mediat para zgjedhjeve te vitit 2012 pasi gjate veres ai kishte nderruar kreun e televizionit publik.

Disa analiste dhe komentues thone se ai gjithnje e me shume po i ngjan kryeministrit italian Silvio Berlusconi nje lider i mbuluar me skandale dhe nje popullist percares me prirje autoritare. Fundja ishte lideri italian ai qe la gjurme me presionin popullist ndaj imigranteve rom ne Itali ne vitin 2008.

Ceshtje serioze eshte se ai po i nxit percarjet edhe pse roli kushtetues i tij eshte qe te siguroje unitetin e vendit thote Patrick Veil historian dhe autor i librit Si te behesh francez.

Strategjia politike qe qendron prapa mesazhit te Sarkozyt eshte e qarte. Qe ti fitoje zgjedhjet e vitit 2012 ai duhet te rituboje koalicionin politik duke shenjestruar qendren dhe te djathten te cilat e sollen ne pushtet ne vitin 2007 por qe me vone u ndane per shkak te kundershtimeve rreth reformave jopopullore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›