Duhen 30 veta për të dërguar në spital vajzën 400 kg (FOTO)
Share
Një adoleshente britanike, që peshonte 400 kilogram, u dërgua në spital dje me ndihmën e 30 personave nga të tre shërbimet e emergjencave.
19 vjeçarja Georgia Davis pati nevojë urgjente për trajtim mjekësor, por u deshën tetë orë dhe 30 persona për ta futur në ambulancë.
Dy mure u shembën për të hapur rrugën që ajo të dalë nga shtëpia.
Nuk dihet ende se cili ishte problemi i saktë mjekësor i saj, por dyshohet se ajo pati një mosfunksionim të organeve për shkak të peshës.
Vajza thotë se nuk dinte se si të ndalte oreksin e saj. Shtimi i peshës i shtoi edhe depresionin. Ajo ra në një rreth vicioz dhe nuk dilte dot. E di që po vdes, por nuk di të ndalur, pati thënë ajo.






