E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri që Irani pretendon se do shkatërrojë Krishterimin

Share

Ky libër me tekste fetare, që mendohet se i përket shekullit të pestë, i zbuluar vetëm 12 vite me parë, sipas Iranit do të sjellë shkatërrimin e Krishterimit.

Libri thuhet se deklaron se Krishti nuk u kryqëzua kurrë dhe se ai vetë predikoi ardhjen e profetit Muhamed. Të paktën kështu shkruajnë mediat e Iranit.

I shkruar në siriak, një dialekt i gjuhës aramaike, ungjilli madje predikon ardhjen e mesias së fundit islamik, shtojnë raportet.

Autoritetet turke besojnë se mund të jetë një version autentik i ungjillit të dishepullit të Krishtit, Barnaba. Media në Iran thotë se përmbajtja e librit do të sjellë rrëzimin e Krishterimit.

Të tjerët thonë se pretendimet e Iranit janë qesharake dhe një propagandë anti- kristiane.

Autoritetet turke e kanë kapur këtë tekst në vitin 2000, ndërsa arrestuan një grup trafikantësh të gjërave antike.

Por kulmi arriti në shkurt të këtij viti, kur u raportua se Vatikani ka bërë një kërkese zyrtare të shohë librin. Nuk dihet nëse kjo kërkesë është pranuar.

Origjina e librit nuk dihet, por mediat turke raportojnë se libri është mbajtur në Pallatin e Drejtësisë në Ankara dhe së fundmi është transportuar me roje të armatosura drejt Muzeut Etnografik.

*Marrë me shkurtime nga Daily Mail

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›