E Diel, 1 Nëntor 2026

Burri shkon në spital me gurë në veshka, zbulon se është femër

Share

Një mashkull shkoi në spital për gurë në veshka, por zbuloi se në fakt ishte femër.

I ka ndodhur kështu një fotografi amerikan, Steve Crecelius, që ka lindur me dy organet, por që kishte shfaqur prej kohësh anën e tij femërore.

Tani ai ka vendosur që të jetë femër dhe gjashtë fëmijët e tij e mbështesin diçka të tillë.

Mbaj mend që kisha dëshirë të vishja rrobat e mamasë sime, të bëja tualet, kujton ai.

Por 40 vjet më vonë e mori një përgjigje. Ai zbuloi se ishte interseks, ose ndryshe hermafrodit.

Ndërkohë që ai kishte një penis, analiza me ultrazë zbuloi se ai kishte organe seksuale femërore brenda.

Gruaja e tij po ashtu e mbështeti dhe i tha se ai duhet të flasë hapur për diçka të tillë. Madje ajo e shoqëroi që të blinte recipetat e para.

Interseksi është një gjendje kur dikush ka penis, por ka edhe tubat fallopianë dhe vezoret.

Si ishte Steve. Ne nje foto me Jessica Simpson

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›