Duhet forcuar imazhi i pavarësisë
1.
Pas 17 shkurtit, askush prej nesh nuk e ka pritur se liderët e Serbisë do të hyjnë e dalin në Kosovë, sa herë u teket atyre. E as politika jonë. Po hyjnë e po dalin, si para kësaj date. Krerët tanë politikë, meqë nuk po i pyet kush nga ndërkombëtarët për këtë, po mjaftohen duke deklaruar: "Janë vizita private". Ose: "Kjo është njohje e saj nga ana e Serbisë", siç tha njëri nga liderët tanë institucionalë, kur Tadiqi hyri në Kosovë "si zotni", para ca ditësh, i përcjellë nga policët e UNMIK-ut.
Në fakt, liderët serbë nuk po shkelin vetëm mbi pafuqishmërinë e politikës sonë për t‘i ndalur ata, por edhe mbi njohjen që na e kanë bërë (deri më tani) 40 shtete. Megjithëkëtë, ende nuk dëgjuam a lexuam ta ketë ngritur zërin dikush nga shtetarët që na kanë njohur, kundër hyrje-daljeve të liderëve serbë në Kosovën e pas 17 shkurtit. Këto hyrje-dalje janë shumë të dëmshme për t‘u zgjeruar njohja e Kosovës, sepse përfaqësuesit e shteteve, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë, kur dëgjojnë për to, do të ngurrojnë edhe më tepër ta marrin këtë hap. Ngurrimin e tyre e përforcon edhe të dëgjuarit se zgjedhjet serbe të 11 majit do të shtrihen edhe në Kosovë…
2.
Politika jonë duhet t‘u drejtohet qeverive të shteteve që na kanë njohur, që ato të kërkojnë nga sekretari i OKB-së, Ban Ki Mun, të ndikojë tek UNMIK-u që të mos i lejojë hyrje-daljet e liderëve serbë dhe shtrirjen e zgjedhjeve serbe të 11 majit në Kosovë. Njëkohësisht, krerët tanë institucionalë duhet t‘i bëjnë të gjitha përpjekjet për t‘u takuar me sekretarin Ban Ki Mun për këtë çështje. Krerët tanë institucionalë vazhdimisht duhet të gjejnë mënyra si ta kërkojnë mbrojtjen e shtetësisë së Kosovës, si ta forcojnë imazhin e pavarësisë, si t‘i gjejnë mënyrat për ta ndaluar përpjekjen e Beogradit që ta zhvlerësojë 17 shkurtin.
Ata duhet ta formojnë një delegacion të veçantë, që të jetë prezent vazhdimisht nëpër të gjitha qeveritë e botës që nuk na kanë njohur, por edhe tek ato që e kanë bërë ende këtë akt. Te të parët të kërkojnë prej tyre njohjen e pavarësisë. Te të dytët të kërkojnë ngritjen e zërit në mekanizmat relevantë ndërkombëtarë që t‘i ndalohet Serbisë përpjekja për ta dëmtuar pavarësinë e Kosovës. Kjo është detyra parësore e krerëve tanë institucionalë, e jo të shëtisin nga një komunë në tjetrën për të prerë shirita rrugësh, të mbajnë fjalime nëpër tubime të ndryshme, të marrin pjesë në përurime shkollash etj., për të na treguar se po punojnë shumë. Në raste të tilla, nuk prish fare punë që rrugët, shkollat etj., të përurohen edhe nga një staf më i ulët. Rezultatet e punës së qeverisë sonë do të mund t‘i kuptojmë edhe nga përfaqësues të rangut të dytë. Në këtë katërvjetësh, primare për përfaqësuesit tanë duhet të jetë lobimi për Kosovën. Pjesëmarrja e krerëve më të lartë të vendit tonë nëpër "ceremoni rezultatesh", asgjë nuk i ndihmon Kosovës. Ndihmën më të madhe ia bëjnë duke lobuar në arenën ndërkombëtare për të...
3.
Vetëm krerët institucionalë të vendeve ish-socialiste preferojnë të marrin pjesë në prerje shiritash të rrugëve, të fabrikave, ujësjellësve etj. Liderët e qeverive perëndimore angazhohen në veprime për afirmimin sa më të madh të shteteve të tyre. Në "ceremoni rezultatesh" të brendshme, dërgohen përfaqësues nga stafi më i ulët institucional. Ne na ka mbetur trashëgimi nga social-komunizmi reklamimi i rezultateve të treguara. Siç na ka mbetur trashëgimi që, të gjithë zyrtarët që vijnë në poste më të vogla se lideri i partisë, ta citojnë ndonjë mendim të tij, kur prononcohen për një çështje në media, ose në ndonjë tubim politik etj., për t‘i treguar se ia çmojnë mendimin e për ta dëshmuar kështu besnikërinë ndaj tij. E, kësisoj, ta sigurojnë përkrahjen për t‘i ruajtur postet partiake, institucionale etj. Ose për t‘u avancuar në to.
"Siç ka thënë shoku Tito", thoshin dikur zyrtarët që ishin në rangje më të vogla politike se ai. Edhe nga vitet ‘90 e deri më sot, zyrtarët partiakë dhe institucionalë, në çdo manifestim a tubim partiak, citojnë se çka kanë thënë liderët e tyre. I citojnë, edhe për shkak se nuk kanë aftësi për t‘i shfaqur mendimet e veta…