Duhet kompromis per KQZ qe rezultati te mos kontestohet
Eurodeputeti Libor Roucek, i cili do të jetë i pranishëm në delegacionin e Parlamentit Europian që do të monitorojë zgjedhjet në Shqipëri, deklaron, se forcat politike duhet të bëjnë kompromis për KQZ-në këto ditë, në mënyrë që asnjë forcë politike të mos kontestojë vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe rezultatin e tyre.
Ka një problem me KQZ-në, që është artikuluar qartë edhe nga deklarata e komisionerit Stefan Füle dhe shefes së diplomacisë europiane Catherine Ashton. Ata i bënë thirrje të gjitha partive politike që ta bënë KQZ të pranueshme për të gjithë dhe tërësisht operacionale? Është njëkohësisht mesazhi im. KQZ-ja duhet të funksionojë normalisht dhe asnjë s’duhet të verë në pikëpyetje pavarësinë e saj. Pra, nevojitet një kompromis midis mazhorancë dhe opozitës. Jemi disa ditë para zgjedhjeve. Shpresoj që mazhoranca dhe opozita ta kuptojnë që funksionimi normal i këtij komisioni është kyç për zgjedhjet. Shpresoj që palët të bashkëpunojnë, të gjejnë një kompromis , që të kemi një komision funksional.
Pra, Brukseli do ta shohë KQZ me 7 anëtarë dhe jo 4? KQZ-ja duhet të ketë 7 anëtarë. Kjo është ajo që duam të shohim.
Nësë në këto zgjedhje shfaqen sërish problematika të rëndësishme, ç’farë do të thotë kjo për integrimin europian të Shqipërisë? Fatkeqësisht ne s’kemi patur një proçes elektoral të pakontestueshëm në të shkuarën. Ndaj, këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme. Nëse Shqipëria dështon me zgjedhjet, vendi mund ta harrojë statusin e kandidatit. Do të jetë një tragjedi e vërtetë për qytetarët e Shqipërisë, por edhe mbështetësit e Shqipërisë në Bashkimin Europian që do të donin të shihnin hapjen e negociatave të anëtarsimit për vendin. Ajo që shpresoj që të ndodhë këtë fundjavë, kur unë do jem në Tiranë, është që Shqipëria ta kalojë këtë test, të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që Shqipëria të marri vlerësimin e duhur nga OSB-ja. Është e rëndësishme që partitë politike të bashkëpunojnë, dhe që cilado forcë që të humbë zgjedhjet të mos kontestojë vlefshmërinë dhe rezultatin e tyre. Shqipëria ka bërë shumë deri tani. Janë zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR dhe e vetmja hallkë që mbetet për të plotësuar mozaikun e procesit zgjedhor është KQZ.