E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu Rama bashkebisedim ne ish minieren e Perrenjasit

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një kënd fjale në ish-minierën e Përrenjasit, nga ku akuzoi Kryeministrin Berisha se ka bllokuar propozimet e PS-së për statusin e minatorit dhe të kushtet e jetës së tyre. Në ish-minierën e Përrenjasit, takoi punëtorët e dikurshëm. 
Pyetjeve konkrete mbi programin e PS-së për pensionet, kryesocialisti iu përgjigj duke akuzuar rivalin demokrat. 
Rama premtoi të mbarojë reformën e tokës brenda një mandati, nëse fiton zgjedhjet.
Duke folur për legalizimet, siguroi të ardhurit se nuk ka ndërmend t’i kthejë mbrapsht.
Por siguria e dikurshme për fitore, i ka lënë vend kujdesit. 
Shqipëria sot nuk është një vend i lirë, tha Rama, ndërsa vendi i punës blihet me para dhe në këmbim duhet të mbash gojën mbyllur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›