E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet Cony Mccormack takon ambasadoret e BE

Zgjedhjet dhe procesi elektoral kanë qenë në qendër të takimit që kryesuesja e vëshguesve të OSBE/ODIHR, Cony McCormack, zhvilloi të martën me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian të akredituar në Shqipëri. Takimi që nisi rreth orës 11:00 të paradites, zgjati rreth 60 minuta dhe u zhvillua në zyrat e përfaqësisë së BE-së në Tiranë. Në përfundim, as zonja McCormack dhe as ambasadorët e tjerë që morën pjesë në takim, nuk u prononcuan për mediat. Pak orë para këtij takimi që u zhvillua vetëm 5 ditë para zgjedhjeve, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe Bashkimi Europian, kanë rinovuar thirrjet e tyre që zgjedhjet e 23 qershorit të jenë sipas standarteve ndërkombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›