E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhet konsensus. Jensen Nuk mjafton prania e PS-se

Kriza politike 2- vjecare do të ketë ndikim në opinionin e Komisionit Evropian në raportin e 12 tetorit. Deklarata vjen nga ambasadori danez Karsten Jensen, i cili pas një takimi me kryetarin e bashkisë së Korcës, është shprehur se për të arritur progres në rrugën drejt integrimit në BE, nuk mjafton vetëm kthimi i opozitës në Parlament, por është e nevojshme marrja e vendimeve dhe arritja e kompromisit për reformat.

“Sigurisht që kriza politike 2 vjecare do të ketë impact sepse janë 12 rekomandime për tu përmbushur dhe një reformë elektorale për tu realizuar ndaj situate aktuale nuk është shumë e ndritsme dhe patjetër që do të ketë ndikim në opinoinin e KE.Që komisioni të japë një vlerësim pozitiv duhet të ketë veprime konkrete, ato që prej shumë kohësh po i thekson komisioni dhe ministrat e tij.Nuk mjafton vetëm kthimi i opozitës në parlamet por nevojiten marrja e vendimeve dhe arritja e kompromisit”- tha Jensen.

Në takimin me kryetarin e Bashkisè së Korcës Niko Peleshi, diplomati danez është njohur kryesisht me problematikën mjedisore të qytetit. Ai është informuar edhe për projektin për ngritjen e lanfildit që do të zgjidhte cështjen e përpunimit të mbeturinave për Korcën.

Jorgjeta Gjanci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›