E Shtunë, 31 Tetor 2026

eshtja e Palestines ne KS SHBA-se paralajmeron vendosjen e vetos

Takimi në Nju Jork mes Barack Obamas dhe presidentit të Autoritetit palestinez Mahmoud Abbas nuk shënoi ndonjë pikë kthese. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Barak Obama e ka paralajmëruar presidentin e Autoritetit Palestinez se SHBA do të vendosin veton ndaj çdo hapi të Këshillit të Sigurimit për të njohur Palestinën si shtet të pavarur.

Obama u takua me  Abasin në Nju Jork, ndërsa para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka thënë se vetëm bisedimet direkte ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, mund të çojnë në krijimin e shtetit palestinez. Ai më vonë ka takuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, të cilin e ka siguruar për mbështetjen e palëkundshme amerikane.

E ndërkohë, presioni i Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara ka dhënë fryte. Nabil Shaath, kryenegociator e këshilltar i Abbas, shpjegoi se kerkesa zyrtare do të depozitohet në Këshillin e Sigurimit vetëm në një moment të dytë, nën argumentin se do t’i jepet Këshillit të Sigurimit kohë për të vlerësuar kërkesën para se ta cojë atë përpara Ansamblesë së Përgjithshme.

Shanset që shteti palestinez të njihet nga Këshilli i Sigurimit janë zero, pasi Shtetet e Bashkuara do të vendosin veton. Por ekspertët ndërkombëtarë thonë se situata në Ansamblenë e Përgjithshme mund të jetë e kundërt, pasi kërkesa aty mund të gjejë mbështjetje dhe Palestinës t’i jepet statusi i vendit vëzhgues.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›