Paralizohet Greqia. Greve 24- oreshe e transportit publik
Transporti publik në Greqi fillon një grevë 24-orëshe pas masave të fundit shtrënguese të qeverisë. Sindikatat paralajmërojnë mbajtjen e dy grevave në muajin tetor në shenjë kundërshtimi ndaj masave të bëra të ditura një ditë më parë. Trenat, autobusat dhe taksitë përgjysmuan shërbimet, ndërsa punën e ndërpresin për disa orë dhe kontrollorët e trafikut ajror.
Sot në mëngjes grekët u përballën me vështirësi për të mbërritur në kohë në vendet e tyre të punës. Për të gjithë udhëtarët në aeroporte u shënuan vonesa disa orëshe. Media vendase ka kritikuar ashpër masat e marra, duke i cilësuar si një tjetër goditje të rëndë, me të cilën pensionistë e buxhetorë duhet të përballen sërish. “Pensionistët dhe 30 mijë nëpunës civilë duhet të sakrifikohen”, lexohej në “Ta Nea”. “Sulm pa mëshirë”, shkruante e “Eleftheros Tipias”. “Marramendje për pensionistë e rrogëtarë”, shkruhej në faqen e parë të Liberales Ethnos.
Tre muaj pas miratimit mes tensionesh të mëdha sociale, qeveria greke “rishkroi” planin afatmesëm duke shtuar dhe më tepër masat shtrënguese: deri në fund të vitit 30.000 nënpunës shtetërorë do të përfshihen në listën e “rezervave të punës”, pensionet mbi 1.200 euro ulen 20% kurse për pensionistët nën moshën 55- vjeç deri në 40%. Ndërsa caku i mostatimit të të ardhurave ulet nga 8.000 në 5.000 euro.
Masat në fjalë u shpallën me një komunikatë konçize për shtyp pas mbledhjes 6-orëshe të Komisionit Qeveritar ku thuhet se u morën vendime të rëndësishme edhe për privatizimet, vazhdimin e reformave strukturore dhe hapjen e profesioneve të mbyllura. Paketa merr formën finale javën e ardhshme, kur në Athinë do të rikthehen inspektorët e trojkës ndërkombëtare. Taksapaguesit do të paguajnë rreth 24 miliardë euro deri në vitin 2014 dhe qeveria thotë se kjo është “sakrifica e domosdoshme” për të shmangur falimentimin e vendit dhe për të garantuar qëndrimin në Eurozonë. Azhornuar së fundi ( e enjte , 22 shtator 2011 )