E Diel, 1 Nëntor 2026

Duhet reflektim e angazhimTe shohim larg selive politike

Te nderuar qytetare te Lezhes dhe te gjithe Shqiperise
Te dashur vellezer dhe motra

Ne historine e nje kombi ashtu si ne jeten e nje njeriu ka data e vende te cilat me simboliken dhe rendesine e tyre mbeten te pazevendesueshme kujtohen me respektin me te madh dhe frymezojne ne rrugen drejt te ardhmes.

Shteti shqiptar ka heroin e tij kombetar Gjergj Kastriotin Skenderbeun shteti shqiptar ka edhe simbolin e tij ndash flamurin kuq e zi shteti shqiptar ka edhe simboliken frymezuese te tij ndash Kuvendin e madh te Lezhes njeren prej ngjarjeve me te rendesishme te historise sone kombetare.

Me Kuvendin e Fisnikeve Lezha u be zemra e shqiptarizmit vendimet e tij u bene gure themeli i shtetit shqiptar te Skenderbeut jehona e tij frymezoi disa dhjetera breza shqiptaresh - derisa ne sot nga Tirana dhe Prishtina nga Tetova dhe Ulqini mblidhemi per te kujtuar me krenari e respektin me te thelle shteteror aktin e madh patriotik shteteror kombetar dhe evropian te prijesave te Kuvendit te Lezhes.

2 marsi mbetet dita ndash simbol e bashkimit dita kur burrat e mencur e te forte lane menjane dasite e vogla dhe vendosen te bejne bashkimin politik te shqiptareve. Ata hodhen themelet e shtetit te ri evropian te shqiptareve dhe me kete akt iu kundervune njeres prej perandorive pushtuese me te medha qe ka njohur historia evropiane. Me nje ndergjegje te larte atdhetare me vizionin e qarte per identitetin dhe kombin shqiptar me aftesine politike per tu bashkuar ne nje flamur dhe atdhe prijesat shqiptare nen udheheqjen e Gjergj Kastriotit ia dolen te themelojne Beselidhjen Shqiptare dhe bashke me te shtetin e ri shqiptar.

Akti i tyre eshte aq i madh e frymezues saqe ne shekuj me radhe emri flamuri fjalet dhe vendimet e Lezhes u bene lajmotiv i cdo rezistence apo perpjekje per clirim e bashkim kombetar. Madheshtia dhe jehona e saj u percoll brez pas brezi mbajti te gjalle dashurine per vendin dhe ndjenjat patriotike dhe jo rastesisht gjendet kudo si pike reference ne te gjitha aktet e tjera te medha qe nga Lidhja e Prizrenit Kuvendi i Vlores Kongresi i Lushnjes deri ne luften e re clirimtare te Kosoves.

Rralle ndonje ngjarje apo date tjeter historike e ka fituar natyrshem kete respekt dhe status sa Gjergj Kastrioti me beselidhjen e prijesve ne Lezhen e vitit 1444. Nder perjete atyre burrave te shquar shtetare e fisnike te cilet me aktet politike dhe qendresen e tyre ushtarake bene qe shteti shqiptar e Shqiperia te mbijetojne dhe sot shqiptaret te mbeten ashtu si ne kohen e Skenderbeut populli me pro evropian ne rajonin tone.

Festa e sotme nis vargun e gjate te aktiviteteve per nder te 100-vjetorit te shtetit modern shqiptar. Ne festa ashtu si ne ditelindjet e njeriut thuhen vetem urime dhe fjale te mira. Shqiptaret kane arsye ti gezohen bilancit historik 100-vjecar sepse sot kemi nje Shqiperi evropiane kemi Kosoven si nje shtet te dyte shqiptar dhe evropian sic kemi nje komb shqiptar vital te lire dhe evropian.

Urimet tona jane sot per me shume progres dhe mbaresi per te gjithe shqiptaret kudo qe ata ndodhen per arritje me te medha e te prekshme ne rrugen tone te demokracise shtetit te se drejtes dhe integrimit por mbi te gjitha per nje shoqeri e komb shqiptar qe rriten forcohen dhe behen ashtu sic aspironin rilindasit tane nje kopsht i begate ne Evropen Juglindore.

Duke nderuar sot Kuvendin e Lezhes madheshtine dhe aktet historike te prijesave shqiptare Skenderbeun dhe vepren e tij te pavdekshme kemi detyrimin qe sot ne Lezhen e bekuar nga Zoti te shohim se bashku nga e ardhmja per nje bashkim energjish dhe forcash ne interes te qytetareve dhe te vendit. Asnje me shume nuk mund te na frymezoje sa simbolika e Beselidhjes se Lezhes qe politika dhe institucionet e saj vendimmarrese - ta perdorin mandatin e tyre me modesti dhe fisnikeri me perulje dhe pergjegjshmeri - si nje detyrim moral politik institucional dhe atdhetar para qytetareve vendit dhe interesave madhore te tij.

Shqiperia dhe kombi shqiptar ka nevoje per nje beselidhje rreth vlerave dhe normave demokratike nje sjellje e mentalitet politik qe shikon larg nga selite politike apo interesat e momentit nje bashkim te energjive dhe vullneteve politike e qytetare me te mira

bull per te kuptuar me mire shansin historik te kombit shqiptar
bull per te persosur modelin e shtetit ne sherbim te qytetareve
bull per ta bere shoqerine me humane dhe qytetaret me aktive
bull per te nxjerre ne pah vlerat e verteta
bull per te forcuar kulturen demokratike dhe pavaresine politike dhe ekonomike te qytetarit te lire
bull dhe keshtu per te bere gjithcka cfare pritet nga ne cfare u kemi borxh qytetareve dhe cfare shqiptaret meritojne per shtet e komb shqiptar ne mireqenie zhvillim stabilitet demokratik dhe pa humbur kohe - te bashkuar ne familjen e madhe evropiane.

100-vjetori i shtetit shqiptar e meriton kete reflektim - te frymezohemi dhe te mesojme nga e kaluara per ta ndertuar sa me te sigurte te ardhmen tone.

Kjo eshte arsyeja qe kam bindjen se te gjithe shqiptaret do te donin sot te ishin ne Lezhe per tu bere pjese e nderimit respektit reflektimit dhe angazhimit duke e bere kete feste dhe mesazhet e saj - edhe me madheshtore me fisnike dhe me atdhetare sic bene te paret tane 568 vite me pare. Edhe njehere nderim e perulje me respekt per Lezhen per Kuvendin e Fisnikeve dhe Beselidhjen e Lezhes per Heroin tone kombetar Gjergj Kastriotin Skenderbeun dhe per te gjithe ata breza qe u frymezuan e sakrifikuan jetet e tyre ne sherbim te shtetit shqiptar kombit dhe shqiptarizmit

Gezuar festen dhe per te gjithe qytetaret e Lezhes gezuar 100-vjetorin e shtetit shqiptar Ju faleminderit
Fjalimi i presidentit Topi me rastin e 568 vjetorit te Beslidhjes se Lezhes.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›