E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTOT/ Detaje nga vrasja e trefishtë në Podgoricë, ja autori i dyshuar dhe dy vëllezërit shqiptarë që humbën jetën

Publikohen detaje të reja nga krimi në Podgoricë, ku u vranë 3 persona, mes tyre dy vëllezërit shqiptarë.

Autori i dyshuar, Vehid Muriç, pas krimit të rëndë, ka shkuar në shtëpi duke ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij.

Ndërkohë autoritetet e Malit të Zi janë vënë në kërkim të autorit, edhe ai me origjinë nga Rozhaja.

Ai dyshohet se me një mjet të ftohtë ka vrarë tre shokët e tij me të cilët ishin duke qëndruar në një banesë me qira në lagjen e njohur si “Aeroporti i Vjetër”.

I dyshuari besohet se ka shkuar në qytetin e tij të lindjes mbrëmë pas krimit, ku ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në shtëpi.

Familja e ka raportuar rastin në polici dhe më pas krimi është zbuluar në Podgoricë.

Autori i dyshuar Viktimat, Denis Hoti (28) dhe Nezrin Hoti (27) Autoritetet po zhvillojnë një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e të dyshuarit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›