E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhet te harrojne te nderrojne numrat e celularit

12/10/2010Meta shkund perfaqesuesit e LSI-se ne postet drejtuese shteterore

Per kreun e Levizjes partia nuk perfaqesohet nga pushtetaret

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ka kerkuar nga perfaqesuesit e partise se tij ne rangjet e larta te hierarkise shteterore te mos anashkalojne asnje anetar te thjeshte te partise duke perdorur marifete nga me te ndryshmet. Sot te gjithe perfaqesuesit tane ne qeverisje duhet te harrojne qe te nderrojne numrat e celularit me qellim qe anetaret e LSI-se te mos i shqetesojne gjoja ne telefon - ka deklaruar kreu i Levizjes. Ne fjalimin e mbajtur ne konventen e deges se kryeqytetit te kesaj partie Meta theksoi se ministrat zevendesministrat dhe drejtoret e mandatar nga partia te tregohen me te hapur me te gjithe mbeshtetesit e partise. Ilir Meta deklaroi se forca politike qe drejton nuk perfaqesohet nga ata persona qe mbajne poste ne qeveri pasi keta jane thjesht percuesit e linjes politike te kesaj partie. Ai kerkoi qe te gjithe te mandatuarit e partise te harrojne ditet e pushimit dhe te jene me prane votuesve te tyre. Ne kete prizem ai kujtoi viziten qe ministri i Shendetesise Petrit Vasili i kishte bere nje vajze te semure ne nje fshat te Beratit. Me kete qendrim ai la te kuptohej se asnje nga ministrat zevendesministrat apo drejtoret qe jane caktuar nga LSI-ja nuk jane te paprekshem. Gjate fjalimit te tij Meta u ndal ne menyre te vecante edhe ne vendimin e fundit te Parlamentit Europian per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. Per te LSI-ja duhet te jete krenare per angazhimin e saj pasi gjate nje viti ne qeveri eshte arritur te permbushen kushtet qe BE-ja kishte vendosur per te fituar levizjen e lire. Kreu i Levizjes njeheresh zevendeskryeminister dhe minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes theksoi se LSI-ja ka pasur nje kontribut te vecante ne kete drejtim permes pozicionit te saj integrues ne koalicionin qeverises. Meta ka mbrojtur me fanatizem vendimin qe u mor veren e nje viti me pare per te bere aleance politike me Partine Demokratike. Ai theksoi se marreveshja eshte politike dhe se do te respektohet deri diten e fundit te ketij mandati katervjecar politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›