E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk do largohen kurre 1 milion veta

12/10/2010Kryeministri i kunderpergjigjet qendrimit te kreut te PS-se per pasojat e heqjes se vizave

Per kreun e qeverise do te faktohet sa false ishin mesazhet qe iu percollen te huajve

Kryeministri Sali Berisha i eshte kundervene deklarates se kundershtarit te tij politik Edi Rama duke theksuar se pas heqjes se vizave nuk do te kete ikje masive te popullsise nga Shqiperia drejt vendeve te Bashkimit Europian. Kreu i qeverise u eshte referuar deklaratave te kryesocialistit Rama i cili ne konsideratat e tij mbi gjendjen ekonomike ne vend ka theksuar se varferia eshte e madhe dhe se ne Shqiperi ekzistojne 1 milion te papune. Kjo duke mbajtur ne vetvete mesazhin se me liberalizimin e vizave do te kete dyndje te qytetareve shqiptare drejt BE-se. Kryeministri Berisha gjate mbledhjes se grupit parlamentar te Partise Demokratike ka kerkuar nga deputetet e mazhorances qe te sqarojne elektoratin e tyre per detyrimet e tyre kur vizat nuk do te ekzistojne me. Ai eshte shprehur i bindur se nuk do te kete asnje problem pavaresisht mesazheve false. Nuk do te jene kurre 1 milion eshte jashte cdo lloj koncepti - ka theksuar shefi i ekzekutivit. Berisha nenvizoi se deputetet demokrate duhet te ndermarrin nje fushate sensibilizimi per te bere te qarta te gjitha aspektet teknike. Ne menyre absolute nuk do te kete probleme dhe do te faktohet se sa false ishin mesazhet e atyre qe u thane te huajve ketu ne Tirane Hiqni vizat dhe do keni nje milion shqiptare. Absolutisht qytetaret shqiptare do te shkojne si vizitore dhe do te kthehen - u shpreh ai.

Kryeministri Berisha gjate mbledhjes se perjavshme te grupit kuvendor demokrat eshte perqendruar me se shumti ne impaktin moral te vendimit per heqjen e vizave afatshkurtra me vendet e hapesires Shengen ne BE. Sipas tij vendimi ne thelb ka te beje me dinjitetin e cdo shqiptari dhe se qytetaret shqiptare do ti pergjigjen ne menyren dinjitoze. Edhe ne duhet te bejme te gjithe qartesimin se keto jane viza per 90 dite ashtu sic kemi bere me spotin publicitar ne televizione po kur e bejme ne takime direkte njerezore i japim edhe peshe me te madhe. Ne keto takime te shperndajme edhe fletepalosjet - ka deklaruar ai.

Rritje e pensioneve dhe rrogave

Shefi i ekzekutivit ka deklaruar se vitin e ardhshem qeveria qe drejton do te respektoje premtimin per vijimin e rritjes se pensioneve dhe rrogave. Duke folur mbi projektbuxhetin dhe perparesite e tij Berisha theksoi se parate mund te shpenzoheshin ne projekte te tjera por qeveria duhet te ruaje trendin e saj ne raporti me rrogat dhe pensionet. Ne duhet ta ruajme patjeter rritjen e rrogave dhe pensioneve si nje qellim qe e kemi premtuar dhe do ta mbajme fjalen por edhe si politika me e drejte. Eshte fat i madh qe me permiresimet qe u kemi bere pagave po vijne edhe te shkolluar ne shkollat me te mira. - deklaroi kreu i qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›