Duhet të merrte Nobel-in, shet makina për 10$ ora
Osamu Shimomura, Martin Chalfie e Roger Y.Tsien fituan çmimin Nobel 2008 për Kiminë, por ka qenë dhe një shkencëtari katërt i cili bëri punën fillestare madhështore për zbulimin me të cilin ata fituan (proteina fluoreshente). Por tashmë ai punon për 10 dollarë ora si shitës i makinave Toyota.
Si ka ndodhur? David Mark Uelch, shkencëtar asistent i biologjisë evolucionare tha se kjo situatë e habitshme, kur një shkencëtar e ndan qimja nga një punë e rëndomtë, është një nënprodukt i punës në një industri (kërkimet për zbulimin e gjeneve) ku konkurrenca për të siguruar fonde është e madhe.
Për disa fonde ka 100 aplikues, por vetëm 10 prej tyre mund të përfitojnë, tha Uelch. Në rast se granti yt nuk financohet atëherë ti je me të vërtetë në telashe. Kjo është konkurrenca - edhe nga kolegë të të njëjtit institucion - është betejë e zjarrtë prandaj shkencëtarët shpesh preferojnë që kërkimet e tyre t’i mbajnë sekrete.
Douglas Prasher nuk e bëri një gjë të tillë. Ai i publikoi rezultate e punës së tij përpara se të siguronte fondet ëpr vazhdimin e kërkimit. Pikërisht prej atyre rezultateve, nisën punën e tyre, tre fituesit e sivjetshëm të çmimit Nobel.
Në fakt, në vend që të mërzitej për “fatin e tij” të keq, Douglas Prasher tha se ai ishte i kënaqur për suksesin e kolegëve të tij. “I bëj me mish e me shpirt gjërat, mendova që kërkimi im nuk do të hynte në punë”, - tha Prasher për shtypin amerikan që ka publikuar historinë.