E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Duhet të mësohemi të mos jemi kaq të varur nga Televizioni"

Në debatet që janë hapur në forumet në internet për emisione tip "Big-Brother", shihet se shumë njerëz, nuk e kanë me shumë qejf atë që shohin në këto emisione. Ka të tjerë që thonë edhe gjëra më të rënda se kaq...

Të gjitha janë të vërteta, por askush nuk është i detyruar të shikojë këtë apo atë emision televiziv. Dhe çdonjëri prej nesh, ka më shumë gjëra të vlefshme për të bërë për veten, familjen dhe shoqërinë, sesa të shtrihet e të shohë TV.

Një këshillë për bashkëqytetarët e mi: Lexoni një libër, bëni një shëtitje, ndihmoni dikë që ka nevojë dhe mësohuni të mos jeni të varur nga TV- ja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›