Ekspozita: "New York - Tirane... New York"
U cel dje ne sallen e galerise ne Qendren Nderkombetare te Kultures "Arbnori" ekspozita "New York - Tirane... New York", i fotografit Maksim Zotaj. Fotografi Maksim Zotaj vjen ne Tirane nga Nju Jorku me nje numer te konsiderueshem punesh, plot tetedhjete e nje fotografi artistike. Fokusohet ne emocionet e tij personale dhe e pasqyron Nju Jorkun ne nje veshtrim krejt origjinal. Tematika e fotografive shpaloset me jeten e perditshme te Nju Jorkut. Ato reflektojne ritem qe ngrin ne celuloid. Nga fotoja ne foto, kater tablo stinesh zhvendosen papritur perpara syve te tu, duke futur ne nje kornize modeste magjine e drites dhe koloritin e ngjyrave nen nje goditje artistike krejt origjinale. Ai me fokusin e aparatit te tij sjell filozofine e jetes se perditshme qe edhe vete amerikanet e pranojne si nje moment spiritual te paster dhe mjaft human. Maksim Zotaj boton gjithashtu poezi dhe proze ne periodike te ndryshme qysh nga viti '78. Ne vitin 2000 del me vellimin e tij te pare "Largesi e trishtueshme", liber ky ku ne tri pjese perfshihen mbi 50 poezi origjinale, 50 poezi te zgjedhura nga letersia amerikane e shek. XX, dhe 27 fotografi nga puna e tij si fotograf. Ka nje tjeter liber poetik te gatshem per botim me titull "Rruga e gjate e dhembjes". Zotaj shkruan dhe boton tregime dhe studime mbi origjinen e shqiptareve dhe ka botuar tashme dy prej tyre "Orakulli i Dodones" dhe "Origjina dhe simbolet e fshehta te Flamurit Shqiptar". Po punon gjithashtu mbi nje monografi tjeter te shkurter me karakter historik te quajtur "Komploti i madh kunder shqiptareve" dhe qe shpreson me vone ta botoje ne nje permbledhje te vecante studimesh historike per Shqiperine etj.