Klinsman, pasuesi i Hitcfeldit tek Bajerni
Sokol Xhihani
As Murinjo, as Rajkard e as Lipi, por Jurgen Klinsman. Bajerni i i Mynihut me ne fund ka arritur te gjeje pasuesin e Otmar Hitcfeldit, qe do te largohet ne fund te sezonit. Pas largimit te zyrtar te Hitcfeldit (mund te nenshkruaje me kombetaren zvicerane) ne fund te sezonit, do te jete ish-trajneri i Gjermanise ne boterorin e fundit, ai qe do te marre drejtimin e skuadres bavareze per sezonin e ardhshem. Lajmi eshte bere i ditur nga vete skuadra gjermane ne faqen e saj zyrtare ne internet. Arritja e marreveshjes me Jurgen Klinsmanin eshte nje goditje e madhe per Bajernin e Mynihut, pasi vetem pak dite me pare Franz Bekenbauer nuk e kishte perjashtuar mundesine e afrimit te trajnerit portugez, Zhose Murinjo, ne skuader. Pasi arriti vendin e trete ne kampionatin e fundit boteror te zhvilluar ne Gjermani, pikerisht me kombetaren e tij, Klinsman ka pasur shume oferta (eshte perfolur edhe si trajneri ardhshem i Liverpulit), te cilat i ka refuzuar deri ne momentin qe para tij u shfaq Bajerni, nje skuader sipas tij, qe nuk mund ta refuzoje askush.
I nderuari qe do te drejtoje Bajernin
Ne konferencen e tij per shtyp, pas lajmit zyrtar, ne te cilen merrnin pjese edhe treshja Rumenige-Henes-Bekenbauer, kampioni i botes me Gjermanine ne 90-en, Jurgen Klinsman, eshte shprehur me elozhe per skuadren bavareze. "Ndaj te njejten filozofi me kete skuader (Bajernin), - tha Klinsman, - qe bazohet tek loja dhe rritja e lojtareve te rinj. Eshte shume emocionuese te kthehesh perseri ketu, ne skuadren me te cilen kam luajtur dhe fituar me pare. Si trajner i kombetares gjermane, i kisha lojtaret ne dispozicion vetem per nje kohe te limituar, ndersa tani do te punoj perdite me ta".
Nje lojtar i madh
Ne karrieren e tij si lojtar, Klinsman ka luajtur per Bajernin e Mynihut (1996-97), Shtutgartin (1984-89), Interin (1989-92), Monakon (1992-94), Totenhemin (1994-95 dhe 1998), Sampdorian (1997) dhe ne fund te karrieres se tij me diletantet amerikane te "Orange County Blue Star" (2003-04). Ne sukseset e tij me kombetaren gjermane mbahet mend si fitues i kampionatit boteror ne vitin 1990, ne Itali. Ne rang klubesh, Klinsman ka shenuar gjithsej 232 gola, ndersa me kombetaren, ne 108 ndeshje ka shenuar 47 here.
Tifozet e Bajernit i thone "jo" Klinsmanit
Ne nje sondazh te kryer nga e perditshmja gjermane "Bild", ne faqen e saj zyrtare ne internet pyetjes se a eshte Klinsmani njeriu i duhur per Bajernin, 45 per qind kane thene "po" dhe 55 per qind "jo". Mesa duket, veshtiresite per Jurgenin kane filluar qe tani, pa u ulur ende ne stol.