E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka: “Bariç drejton Kombëtaren kundër Bullgarisë”

Nga Andi Nuraj
ZYRTARE- "Sa mund të marrim nga ndeshja me Bullgarinë?. Kjo ishte pyetja që gazetarët sportivë shqiptarë i drejtuan, presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në aeroportin e Rinasit. "Besoj se ekipi duhet të luajë pak më mirë. Në ndeshjen me Bullgarinë ne nuk kemi cfarë të humbasim. Duhet të shfrytëzojmë momentin që kundërshtarët tanë janë më të ngarkuar se ne psikologjikisht pasi synojnë kreun e grupit. Me një pikë që morrëm kundër Sllovenisë në Shqipëri nuk kemi cfarë të humbasim. Duhet të luajmë futboll dhe të japim maksimalen. Le të shpresojmë që të kemi dhe fat" Duka u shpreh edhe në lidhje me të ardhmen e trajnerit Oto Baric. "A do të ketë një rishikim të kontratës së Baric? Nuk besoj se do të ketë ndonjë rishikim. Lajmi që unë dua të jap është fakti se Baric do të jetë në bankinë në Bullgari". Ekipi do të mbërrijë rreth orës 12.30 dhe do të akomodohet në Hotel "Kempinski", një nga hotelet më të mira të kryeqytetit bullgar", shton Cela për faqen tonë. Skuadra shqiptare do të kryejë ditën e hënë në orën 17:00 një stërvitje në stadiumin e Sllavias. "Të martën në orën 19:00, kombëtarja do të zhvillojë një stërvitje në stadiumin "Vasil Levski" ku do të zhvillohet edhe ndeshja zyrtare ditën e mërkurë", jep të tjera detaje organizatori shqiptar. Delegacioni kryesohet nga presidenti i federatës, Armando Duka, dy anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, Tahir Kastrati dhe Arben Dervishaj si dhe sekretari i përgjithshëm, Roland Mici. Dy ekipet përballen për herë të parë në këto kualifikuese. Të shtunën Shqipëria barazoi me Slloveninë (0-0) në SHkodër, ndërsa Bullgaria e kishte pushim. RENDITJA Holanda 5 3 2 0 7 2 11 Bullgaria 4 2 2 0 7 3 8 Rumania 4 2 2 0 7 3 8 Bjellorusua 5 2 1 2 9 11 7 Sllovenia 4 1 1 2 4 7 4 Shqipëria 4 0 2 2 3 6 2 Luksemburgu 4 0 0 4 1 6 0 REZULTATET E SHQIPËRISË 02.09.2006 kundër Bjellorusisë (Jashtë) 2-2 06.09.2006 kundër Rumanisë (Brenda) 0-2 11.10.2006 kundër Hollandës (Jashtë) 1-2 24.03.2007 kundër Sllovenisë (Brenda) 0-0 28.03.2007 kundër Bullgarisë (Jashtë) 18:00 NDESHJET SHQIPERI-BULLGARI 9 tetor 1946 Shqipëri - Bullgari 3-1 15 qershor 1947 Bullgari - Shqipëri 2-0 17 nëntor 1949 Bullgari – Shqipëri 0-0 5 qershor 1950 Shqipëri – Bullgari 2-1 19 tetor 1980 Bullgari – Shqipëri 2-1 14 tetor 1981 Shqipëri – Bullgari 0-2 6 shtator 1995 Shqipëri – Bullgari 1-1 7 tetor 1995 Bullgari – Shqipëri 3-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›