Rrustemaj: “Shpresoj të debutoj kundër Bullgarisë”

Nga Andi Nuraj
"Nuk e di nëse do të debutoj në ndeshjen me Bullgarinë apo jo, por nëse do të ndodhte kjo do të isha shumë i kënaqur". Kjo është deklarata e mbrojtësit më të ri të Kombëtares shqiptare, Blerim Rrustemaj, dhënë në aeroportin e Rinasit, pak përpara se të hipte në bordin e carterit së bashku me ekipin shqiptar, në drejtim të Bullgarisë. "Jam shumë i lumtur që kam marrë pasaportën shqiptare, për më tepër që kjo u arrit në momentin e fundit", shton Rrustemaj. Mbrojtësi i Borusia Mënshengladbah II jep dhe një opinion për sfidën e së mërkurës kundër Bullgarisë takim që do të luhet në Sofje. "Bullgaria është një ekip shumë cilësor, kështu që duhet të jemi shumë të përqendruar në atë takim për të dalë me një rezultat pozitiv". Rrustemaj jep opinionin e tij për ndeshjen kundër Sllovenisë (0-0) në Shkodër. "Luajtëm një ndeshje shumë të mirë, por ajo që na mungoi ishte goli. Sulmuam dhe patëm shanse shumë të mira. Gjyqtari nuk na dha një penallti, një rast shumë konkret për të qënë 11-metërsh".