E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodian Duro: “Jo duarbosh nga Sofje”

Nga Andi Nuraj
"Ndeshja kundër Bullgarisë ka specifikën e vet", është shprehur mesfushori i Kombëtares, Klodian Duro, një ndër më të dalluarit në ndeshjen e së shtunës, kundër Sllovenisë (0-0, në Shkodër). "Do të bëjmë maksimumin për të mos i kthyer duarbosh", përfundon prononcimin e shkurtër mesfushori i Tiranës, pak momente përpara se bashkohej me ekipin në bordin e carterit në drejtim të kryeqytetit bullgar. Për Klodian Duron Shqipëri-Slloveni ishte dhe takimi i parë i tij në fushatën kualifikuese Euro 2008, pasi në tri takimet e para mesfushori kuqezi nuk kishte luajtur për shkak të një dëmtimi të gjatë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›