E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka: “Euro 2016, shanse edhe për Shqipërinë”

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u shpreh optimist për një pjesëmarrje të mundshme të Shqipërisë në Euro 2016.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që në Kampionatin Europian të atij viti e më pas të marrin pjesë 24 skuadra përfaqësuese.
"Unë them se kemi më shumë shanse, - u shpreh për mediat Duka, - nuk po them se do të kualifikohemi. Gjithsesi, shpresoj te surprizat edhe para Euro 2006-s".
UEFA ka në gjirin e saj aktualisht 53 federata, e deri në eliminatoret e Euro 2016 padyshim që edhe Kosova do të jetë anëtarësuar në familjen evropiane.
Në Euro 2012 -finalet e së cilës do të luhen në Poloni e Ukrainë- do të marrin pjesë 16 skuadra finaliste, ashtu si në Euro 2008, ku kampion doli Spanja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›