Xhemaili, ndërhyrje të sakta e lojë të madhe

Në debutimin e tij në kampionatin italian mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Blerim Xhemaili, mori një vlerësim pozitiv nga Datasport.it, notën 6. "Morri pjesë me një lojë të madhe në disa prej vertikalizimeve dhe bëri disa ndërhyrje të saktë në mbylljen e aksioneve të kundërshtarëve. U shua shumë shpejt, edhe për pak minutat që kishte në këmbë pas një viti mosaktivizim. Ka nevojë të luajë për të gjetur kondicionin", - shkruan faqja italiane.